Si të raportojmë?

Platforma online www.kallxo.com ofron mundësinë për të gjithë qytetarët e Kosovës që të raportojnë rastet e korrupsionit, krimit të organizuar, mashtrimit, konfliktit të interesit si dhe të gjitha rastet e tjera të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, neglizhencës, mospunës, rrezikimit të të drejtave të qytetarëve të Kosovës, apo rrezikimit të interesave të përgjithshme. Korrupsioni mund të raportohet për të gjitha fushat, duke përfshirë administratën qendrore e lokale, në arsim, shëndetësi, gjykata, ekonomi etj.

Rastet e raportuara do të prezantohen në hartën e Kosovës, si dhe do t’iu përcillen institucioneve relevante. Ekipi i www.kallxo.com, në bashkëpunim me gazetarët e Jeta në Kosovë dhe Drejtësia në Kosovë do të sigurohen që ta përcjellin punën e këtyre institucioneve relevante në zbardhjen e rasteve të raportuara.

Identiteti i qytetarëve të cilët raportojnë do të mbetet konfidencial dhe do të ruhet nga ekipi i www.kallxo.com, pa marrë parasysh a i kanë dhënë apo jo këta qytetarë shënimet lidhur me identitetin e tyre.

Raportimi në www.kallxo.com mund të bëhet në këto mënyra:

SMS - dërgoni porosi me SMS në numrin 044/224-498. Teksti i porosisë duhet të jetë sa më i qartë dhe ta përshkruajë rastin e raportuar me sa më shumë detaje.
Përmes internetit në adresën www.kallxo.com, në pjesën ku shkruan RAPORTO.
a. Titulli i raportit - shënoni titullin e rastit që dëshironi të paraqitni. Sa më shkurt dhe sa më qartë.

b. Përshkrimi – përshkruani rastin me sa më shumë detaje që të jetë e mundur

c. Rasti ka ndodhur më - datën dhe kohën kur ka ndodhur rasti. Përcaktimi i datës do të ndihmojë ekipin e www.kallxo.com që të identifikojë më lehtë dhe më shpejt rastet e paraqitura.

d. Rasti ka ndodhur në – zgjedh nga lista, komunën ku ka ndodhur rasti. Përcaktimi i vendit do të ndihmojë ekipin e www.kallxo.com që të identifikojë më lehtë dhe më shpejt rastet e paraqitura.

e. Institucioni i përfshirë – zgjedh nga lista, institucionin ku ka ndodhur rasti. Përcaktimi i institucionit do të ndihmojë ekipin e www.kallxo.com që të identifikojë më lehtë dhe më shpejt rastet e paraqitura.

f. Rasti ka të bëjë me – zgjedh nga lista llojin e rastit të cilin e raportoni. Nëse nuk jeni të sigurt për llojin e rastit të cilin po e raportoni, përdoreni fushën tjetër. Nëse e vendosni kursorin e mausit mbi llojet e prezantuara: konflikt interesi, korrupsion dhe mashtrim, do t’ju paraqitet definicioni i këtyre veprave. Përcaktimi i llojit të rastit do të ndihmojë ekipin e www.kallxo.com që të identifikojë më lehtë dhe më shpejt rastet e paraqitura.

g. Klikoni në fushën RAPORTO

Informacioni Opcional – kjo pjesë e platformës ofron mundësinë që raportuesit e rasteve të ofrojnë informacione shtesë, të cilat do të ndihmojnë ekipin e www.kallzo.com që të identifikojë rastet në mënyrë sa më efikase.

Vërejtje www.kallxo.com mban të drejtën për t'i redaktuar raportet e publikuara. Kjo bëhet në pajtim me legjislacionin në fuqi për media të shkruara si dhe me qëllim të mosdëmtimit të hetimeve dhe hulumtimeve eventuale. Në momentin kur ekipi i www.kallxo.com i verifikon informatat e pranuara, të gjitha të dhënat do të publikohen si të plota.

Emri, telefoni dhe e-maili i personit i cili e dërgon raportin, edhe nëse shënohet në këtë pjesë të platformë, do të mbesin konfidenciale dhe nuk do të publikohen.

Në këtë pjesë, ofrohet mundësia që qytetarët të dërgojnë edhe foto, xhirime dhe dokumente, duke i bashkangjitur tek pjesa ngarko dokumentin.

Kallxo.com Platforma online www.kallxo.com është projekt i përbashkët i organizatave Internews Kosova, Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese dhe Agjensionit Kundër Korrupsion, i mbështetur financiarisht nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim UNDP. Platforma ofron mundësinë për të gjithë qytetarët e Kosovës që të raportojnë rastet e korrupsionit, krimit të organizuar, mashtrimit, konfliktit të interesit si dhe të gjitha rastet e tjera të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, neglizhencës, mospunës, rrezikimit të të drejtave të qytetarëve të Kosovës, apo rrezikimit të interesave të përgjithshme. Identiteti i qytetarëve të cilët raportojnë do të mbetet konfidencial dhe do të ruhet nga ekipi i www.kallxo.com, pa marrë parasysh a i kanë dhënë apo jo këta qytetarë shënimet lidhur me identitetin e tyre

Si të raportojmë? KALLXO ofron mundësinë për të gjithë qytetarët e Kosovës që të raportojnë rastet e korrupsionit, krimit të organizuar, mashtrimit, konfliktit të interesit si dhe të gjitha rastet e tjera të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, neglizhencës, mospunës, rrezikimit të të drejtave të qytetarëve të Kosovës

Kako da prijavimo?KALLXO pruža mogućnost svim građanima Kosova da prijavljuju slučajeve korupcije, organizovanog kriminala, prevare, sukoba interesa, kao i sve druge slučajeve zloupotrebe službenog položaja, nemara, nerada, ugrožavanja prava kosovskih građana, ili ugrožavanja opštih interesa

How to report?kallxo.com provides the possibility for all Kosovo citizens to report cases of corruption, organized crime, fraud, conflicts of interest, and other cases of abuses of official capacity, neglect, inaction, infringement of rights of Kosovo citizens, or infringement of general interests