Citizen reports

Reports number: 3715
I pa verifikuar

Skom mar hala pergjigje per rastin Gdd

Nje rast qe e kom paraqit per per familjen d2 vrasjeve qe jan bo edhe qe , vrasesi u dal i lir ndersa njeri prej tpafajsmeve qe ka qen aty u denuu tu ju vu kejt barra e tij, nuk kom mar hala pergjigje prej gazetarve qe kan mar landen persiper me kqyr. Gazetart kan qen ktu ne mitrovic kem bisedu me ta i kan mar edhe dokumentat i kan rishiku e krejjt, pastaj i kan kthy edhe ni numer kontakti ja kan lan mixhes tem po ai e ka hup nr apo ju ka pshtill kshtu qe skom pas mundsi mi kontaktu mo rrethh rastit se qka kan bo kjo i ka mashum se 4 apo 5 mujj kshtu qe nese e dini ju a po keni hala kontakt me ta qe jau keni jep persiper ket rastt ju kisha lut qe me ma jep numrin e tyre ose mem lajmru diqysh se qysh u mett puna e ktijj rastii.. S

  • Mitrovicë
  • Judiciary
10 Years Ago
Verified

Testi me Shkrim per poziten Asistent Administrativ

Me rastin e mbajtjes se testit me shkrim per poziten Asistent Administrativ,sot ne Gjakove,ora 13 : 00,ne shkollen fillore Mazllum Kepuska,ku une AA isha pjesemarrese,mund te them qe mbarevajtja e testit shkoi relativisht mire,edhepse po mendoj qe procesi i testimit kishte pak parregullesi ne fillim te procesit,keshtu duke u verejtur disa levizje(dalje) nga ana e Komisionerit te pranishem,kjo te linte mjaft hapesire per te kuptuar qe diqka nuk ishte ne rregull...por me pas filloi shperndarja e testeve,mbarevajtja ishte ok,por dyshimi im kryesor dhe pothuajse i te gjithe atyre qe ishin pjesemarres ishte qe personi qe "tashme ishte i zgjedhur" nga ana e personave peregjegjes te DKA ne Gjakove,sot po ai person(femer)erdhi sa per "sy e faqe " ne test,me kete rast dyshimi im kryesor eshte qe ajo vajza e cila po flitet nga te gjithe qe ajo do te pranohet,eshte vajza e AA,punonjes ne DKA,e cila keto kohe ka perfunduar fakultetin,dhe arsyeja e rishpalljes se konkursit ishte ngase kjo vajza me perpara nuk e kishte diplomen,kurse tani e ka,dhe e ka te siguruar vendin.Edhe nese eshte keshtu,e justifikoj nese pranohet,ama problemi im kryesor eshte ne lidhje me permbajtjen e testit,te gjitha pyetjet ishin te hartuara ne nivelin juridik,dhe asnje skishte fare te beje ne aspektin ekonomik.Prandaj,duke marre parasysh qe konkursi ishte per poziten : Asistent Administrativ,dhe te drejte aplikimi kishin kandidatet te cilet e kane te perfunduar fakultetin ekonomik ose juridik,si dhe ka qene e domosdoshme vertetimi i diplomes,si dhe pervoja e punes.Me kete rast ne test sot verejta qe e tere permbajtja e testit ishte e hartuar me pyetje qe kishin te bejne teresisht me fakultetin juridik,as edhe nje pyetje nuk i takonte anes ekonomike.Keshtu une si ish-studente e fakultetit ekonomik,nuk mund te pergjigjesha shume korrekt pasi qe kurre nuk kam mesuar lande te tilla qe do ta arsyetonin testin sot,prandaj po mendoj qe eshte bere ne menyre te njeanshme perpilimi i testit,dhe po me duket me se e arsyeshme qe organet tjera,pse jo edhe ju te angazhoheni ta shqyrtoni kete rast,ngase po mendoj qe eshte bere shume e padrejte

  • Gjakovë
  • Education
10 Years Ago
Verified

Punesim pa konkurs ne Ali Kelmendi Vushtrri

TUng javen qe po leme pas ne shkollen fillore ali kelmendi ne vushtrri jane punesuar pa asnje lloj konkursi AA dhe BB..... kane hyre ne liste pagash nga CC ne bashkepunim me DD ..... Dyshimet jane te thella qe dy te punesuarat kane dhene mito per kete pune tek CC..... Shkolla nuk ka patur nevoj per keto punetore por punesimi eshte bere per favore.... ju lusim shkoni ne shkolle kerkoni per konkurse ..... nuk ekzistojne ......

  • Vushtrri
  • Education
10 Years Ago

Kallxo.com Platforma online www.kallxo.com është projekt i përbashkët i organizatave Internews Kosova, Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese dhe Agjensionit Kundër Korrupsion, i mbështetur financiarisht nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim UNDP. Platforma ofron mundësinë për të gjithë qytetarët e Kosovës që të raportojnë rastet e korrupsionit, krimit të organizuar, mashtrimit, konfliktit të interesit si dhe të gjitha rastet e tjera të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, neglizhencës, mospunës, rrezikimit të të drejtave të qytetarëve të Kosovës, apo rrezikimit të interesave të përgjithshme. Identiteti i qytetarëve të cilët raportojnë do të mbetet konfidencial dhe do të ruhet nga ekipi i www.kallxo.com, pa marrë parasysh a i kanë dhënë apo jo këta qytetarë shënimet lidhur me identitetin e tyre

Si të raportojmë? KALLXO ofron mundësinë për të gjithë qytetarët e Kosovës që të raportojnë rastet e korrupsionit, krimit të organizuar, mashtrimit, konfliktit të interesit si dhe të gjitha rastet e tjera të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, neglizhencës, mospunës, rrezikimit të të drejtave të qytetarëve të Kosovës

Kako da prijavimo?KALLXO pruža mogućnost svim građanima Kosova da prijavljuju slučajeve korupcije, organizovanog kriminala, prevare, sukoba interesa, kao i sve druge slučajeve zloupotrebe službenog položaja, nemara, nerada, ugrožavanja prava kosovskih građana, ili ugrožavanja opštih interesa

How to report?kallxo.com provides the possibility for all Kosovo citizens to report cases of corruption, organized crime, fraud, conflicts of interest, and other cases of abuses of official capacity, neglect, inaction, infringement of rights of Kosovo citizens, or infringement of general interests