Verified

Taska e paligjshme nga GJykata

  • Prishtinë
  • Judiciary
  • 01.11.2017

Gjykata Themelored me ka ngarkuar me takse gjyqesore per aktgjykim perkunder se nje gje e tille me nje udhezim administrativ te KGJK-se eshte hequr nga maji i ketij viti

Report close message

KALLXO.com Ndikon në Përmirësimin e Vendimit të Gjykatës

Dërgimi i pyetjeve nga KALLXO.com lidhur me një rast gjyqësor  në të cilin Gjykata Themelore e Prishtinës e kishte ngarkuar një qytetarë të paguaj një taksë që është i liruar, ka bërë që gjyqtarja e rastit të përmirësojë aktgjykimin e sajë.

Një qytetarë ka raportuar në KALLXO.com që në rastin e tij në Gjykatën Themelore të Prishtinës në Departamentin e Përgjithshëm, ishte ngarkuar me një taksë gjyqësore prej 500 euro në emër të aktgjykimit, e në fakt ai nuk duhej ta paguante këtë taksë.

KALLXO.com ka gjetur të drejtë pretendimin e qytetarit pasi që sipas Udhëzimit Administrativ  nr. 01/2017 përcaktohet se palët lirohen nga pagesa e taksave gjyqësore për aktgjykime dhe aktvendime.

Udhëzimi Administrativ 01/2017 që përcakton unifikimin e taksave gjyqësore, në nenin 15 përcakton se  qytetarët nuk ngarkohen të paguajnë për aktgjykime dhe aktvendime të nxjerra nga të gjitha instancat gjyqësore në Kosovë.

Lidhur me këtë çështje KALLXO.com ka dërguar pyetje në Gjykatën Themelore të Prishtinës, zyra për informim e së cilës ka konfirmuar se gjyqtarja e rastit ka korrigjuar aktgjykimin.

Lidhur me kërkesën tuaj ju njoftojmë se pas informacionit që është bërë ky lëshim, sipas detyrës zyrtare gjyqtarja e çështjes ka bërë korrigjim, me ç’ rast ka marr aktvendim për përmirësim të Aktgjykimit me dt. 02.11.2017”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim pranë Gjykatës Themelore të Prishtinës.
Kallxo.com në vazhdimësi ka raportuar në lëshimet e bëra nga organet gjyqësore.


Kallxo.com Platforma online www.kallxo.com është projekt i përbashkët i organizatave Internews Kosova, Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese dhe Agjensionit Kundër Korrupsion, i mbështetur financiarisht nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim UNDP. Platforma ofron mundësinë për të gjithë qytetarët e Kosovës që të raportojnë rastet e korrupsionit, krimit të organizuar, mashtrimit, konfliktit të interesit si dhe të gjitha rastet e tjera të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, neglizhencës, mospunës, rrezikimit të të drejtave të qytetarëve të Kosovës, apo rrezikimit të interesave të përgjithshme. Identiteti i qytetarëve të cilët raportojnë do të mbetet konfidencial dhe do të ruhet nga ekipi i www.kallxo.com, pa marrë parasysh a i kanë dhënë apo jo këta qytetarë shënimet lidhur me identitetin e tyre

Si të raportojmë? KALLXO ofron mundësinë për të gjithë qytetarët e Kosovës që të raportojnë rastet e korrupsionit, krimit të organizuar, mashtrimit, konfliktit të interesit si dhe të gjitha rastet e tjera të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, neglizhencës, mospunës, rrezikimit të të drejtave të qytetarëve të Kosovës

Kako da prijavimo?KALLXO pruža mogućnost svim građanima Kosova da prijavljuju slučajeve korupcije, organizovanog kriminala, prevare, sukoba interesa, kao i sve druge slučajeve zloupotrebe službenog položaja, nemara, nerada, ugrožavanja prava kosovskih građana, ili ugrožavanja opštih interesa

How to report?kallxo.com provides the possibility for all Kosovo citizens to report cases of corruption, organized crime, fraud, conflicts of interest, and other cases of abuses of official capacity, neglect, inaction, infringement of rights of Kosovo citizens, or infringement of general interests