Perzgjedhja e ndermjetesuesve per te drejtat e Autorit dhe te drejtat e peraferta MKRS
- Prishtinë
- Government
- 01.03.2013
Fillimisht me lejoni të ju përshëndes. Po ashtu edhe unë do ti mbështes te gjitha ata ndërmjetësues te cilët kritikuan këtë proces te përzgjedhjes se Ndërmjetësuesve për te drejtat e autorit dhe te drejtat e përafërta. Do të ndalem me tepër ne aspektin ligjor, të shtjellimit te këtij procesi prej fillimit te ftesës për aplikim Besoj se gjithë ju jeni ne dijeni se Rregullorja Nr. 05/2012, PËR NDËRMJETËSIM TË KONTESTEVE NË FUSHËN E TË DREJTËS SË AUTORIT DHE TË DREJTAVE TË PËRAFËRTA NË MINISTRINË E KULTURËS, RINISË DHE SPORTIT, është aprovuar nga Qeveria e Republikës se Kosovës me dt: 30.01.2013, shih linkun: http://www.kryeministri-ks.net/repository/docs/Vendimet_e_mbledhjes_se_114-te_te_Qeverise_2013.pdf , kurse nënshkrimi i saj është bere me dt: 12.02.2013, shih linkun: http://www.kryeministri-ks.net/repository/docs/Rregullore_05-2013.pdf, kurse është publikuar në web faqe me dt: 16.02.2013. Ne dispozitat e Nenit 15 Hyrja ne fuqi, të kësaj rregullore thotë citoj “ Kjo Rregullore hyn në fuqi shtatë (7) ditë pas nënshkrimit nga Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, qe i bie me hy ne fuqi me dt: 19.02.2013. Qe do të thotë se MKRS-ZDA, ka filluar proceduarat e pranimit te kërkesave për aplikim nga ana e ndërmjetësuesve para se Rregullorja te hyje ne fuqi, shih ftesën për Aplikim e dërguar nga ZDA dhe Komisioni për Ndërmjetësim me dt: Mon 2/4/2013 9:32 AM, ne e-mellat tona. Ku ne kuadër te kësaj ftese te gjitha thirrjet apo referimet behe nen Rregulloren nr. 05/2013 e cila në atë kohe nuk është nënshkruar nga ana e Kryeministrit qe do te thotë se nuk ka baze ligjore për këtë ftese, pra janë zhvilluar procedurat para kohe. Shih afati i përcaktuar për aplikim ne ftesën për aplikim nga ZDA “Afati për aplikim është nga data 4 , deri më 11 Shkurt 2013”, kurse rregullorja 05/2013 ka hy ne fuqi me dt: 19.02.2013. Kjo ishte ne pika te shkurtra ne aspektin ligjore sa i parkete zhvillimit te procedurës ligjore për aplikim, ju te nderuar vlerësoni sa a është zhvilluar procedura ne rregull dhe a ka pasur baze ligjore për tu zhvilluar kjo procedurë ne këtë kohe dhe këtë mënyrë. JU UROJME PUNE TE MBARE DHE SUKSESE, VEQ VAZHDONI JENI EM TE MIRET. BRAVOOOOOOOOOOOO