"Spastrim i Mësimdhënsve"
- Malishevë
- Municipal Assembly
- 30.08.2013
Jam NN - prof. i Historisë, nga fshati NN, kisha pas dëshiren-mllefin, të ju njoftoj mbi ndodhit dhe rastet e shumta mbi të cilën po kryhet një "Spastrim kolektiv Arsimor" në KK.te NN-se nga vet PUSHTETARI NN dhe disa individ të tij që po tregohen si vegël e kryetarit. Me këtë deshta të bëj një kërkesë që në rast se mundeni dhe keni mundësi ti shifni nga afër dhe të vihet para syve të publikut, ardhmëris të cilën ja kemi borgjë këtij shtetëndërtimi,veprimet kundërligjore,politike dhe familjarizmit që po i largon mësimdhënësit e kualifikuar ,me Diploma,Master dhe deri në 10 vite përvoj pune që në këto pozita po i vendos përsonat e ngusht familjar,të pa diplomuar dhe urdhrit direkt të largimit të tyre nga ana e pushtetarit pa pëlqimin e Drejtorëve të shkollave dhe duke u vërë kushte deri në largim nga puna ,pasi shumë prej tyre varen nga rroga e mësuesit dhe tani po mbesin në rrugë, në mëshiren e Zotit. Kjo po ndodhë vazhdimisht e posaqërisht pas intervistimit të kandidatëve dhe rishpalljes së vendëve të tyre 2-3 ditë para se të filloj Viti shkollor dhe pa paralajmrim të kandidatëve tjerë, duke potencuar edhe vet drejtorët se 2-3 ditët e fundit para fillimit të vitit shkollor na i ka pru listat Kryetari për largim të X-kandidatëve dhe dhënjen e atyre pozitave përsonave të NN-se. Me shumë respekt nga një grup i mësimdhënësve kishim kërkuar që të vizitoni Komunën tonë, të hulumtoni lidhur me këtë çështje kriminale mbi Mësimdhënsit dhe arsimin e së ardhmes..