Degradim i ambientit
- Kamenicë
- Municipal Assembly
- 10.03.2014
Në MM degradohet ambienti nën hundën e organeve komunale. Kompania ,,XX,, nga KK e cila në vitin 2013 kishte fituar tenderin për rregullimin e trotuarit në fshatin KK, e të cilin duhet mbushur për ta finalizuar me MM, këto ditë Marsi kompania në fjalë filloi shkatrrimin e pronës publike duke marr materiale mbushëse në hapsirat e lartëcekura pronë publike, duke e degraduar në masë të madhe këtë ambient të pyllzuar me pishë, etj, e tëra kjo ndodhi për 5 ditë rresht nga data 05. 03. deri më 11. 03. 2014, duke gërmuar nga ora 15:00 pasdite e deri në oret e vona të natës. Edhe pse rasti u lajmrua në organet komunale, inspektorat dhe polici, nuk u morën masa ndaj kompanis në fjal. Banorët e fshatit mendojnë që kompania në fjal degradoi ambientin pa kurrfar leje apo pelqimi komunal apo te ministrive perkatese, dhe mendojn qe kjo eshte kryer ne marrveshje te inspektorit komunal XX, kryetarit te kshillit lokal te fshatit z. YY dhe kompanis në fjal. Publikimi i kësaj ngjarje po bëhet me të vetmen arsye, që të ndalet degradimi i ambientit, te mbrohet prona publike dhe të ndalet korrupcioni. Andaj kërkojm nga organet shtetrore që të merren me këtë rast. Me respekt: Banorët e fsh. MM