Lidhur me pagesen e semestrit ne master ne Fakultetit te X
- Prishtinë
- Education
- 18.10.2014
Fjalet qe i paskan deklaruar dekani i Fakultetit te X, MM, dhe prodekani, NN, nuk jane aspak te verteta. Ne po akuzohemi padrejtesisht se e kemi zvarritur qellimisht mos pagesen e semestrit, dhe kjo nuk qendron. S'i kemi mundur ta paguajme semestrin pa dale koha e pageses. Afati i pageses per semester ka dale ne kete muaj, dhe ne e kemi shkarkuar fletepagesen me 150 euro dhe e kemi paguar, kemi shkuar ta dorezojme, disave u eshte pranuar, ata qe e kane paguar ne ditet e para te afatit, kurse te tjeret qe e paguam tri dite pa perfunduar afati na eshte thane se eshte kthyer tarifa e vjeter prej 300 eurove dhe nuk na pranuan pagesat e bera. Tani keta dalin thone se ne jemi fajtor. Se kjo nuk qendron keshtu mundeni shume thjesht ta hulumtoni, shkoni ne tabelat e lajmerimit dhe e shihni daten kur eshte dale pagesa per semester, mundeni edhe ne faqen zyrtare te ketij fakulteti ta shihni kur ka qene data per pagese. Ju falendrojme si medium qe jeni marre me kete problem tonin, dhe shpresojme qe do te jeni perkrah nesh edhe ne ditet ne vijim, sepse nese ne kete vend ka drejtesi, ajo eshte ne anen tone. Studentet e masterit nga Fakulteti i X