Ish të burgosurve nga grupi i Gjakoves 145 ju mohohet kompensimi
- Gjakovë
- Government
- 18.12.2014
Jam një familiar i një ish-të burgosurit politik nga Gjakova. Ish të burgosurve nga grupi i Gjakoves 145 ju mohohet kompensimi, këto dite shoqata e të burgosurve politik në degen e saj në Gjakovë ka bërë thirrje përmes radio Gjakovës që t'i sjellin nr e xhirollogarive dhe nga një kopje e kësaj llogarie nga banka, mirpo pasi janë paraqitur disa nga grupi i Gjakoves 145 ish-të burgosur, përgjegjësit nga kjo shoqatë kanë deklaruar se juve nuk ju takon kompesnsimi se grupi i Gjakovës me ndihmen e Av. MM ka bërë padi tek autoritetet e shtetit serb dhe ka fillur procedura me padi individuale nga secili i burgosur, dhe pasi që disa nga ky grup kanë fituar të drejten e kompenzimit nga Serbia, duke u nisur nga ky shkak dhe nga smira e disa individëve nga kryesia e këtyre shoqatave ata me të padrejtë duan që të burgosurve të grupit të Gjakovës duan ti mohojnë të drejten e kompensimit sikur të tjeret, kto veprime bëhen pa asnjë arsyetim mndonjë vendim të Qevrisë, Kemi arsy të forta të dyshojmë se disa individ duan të përfitojnë në kurrizin e grupit të Gjakovës.