parregullesite ne Zyre te auditorit
- Prishtinë
- Government
- 25.02.2015
Zyrës për Komunikim me Publikun, I. Bazuar në kërkesën time të datës 18 Shkurt 2015 (të bashkangjitur më poshtë), unë nuk kam marr përgjigje nga ana juaj (nga Burimet Njerëzore) edhe pse paragrafi 3, neni 41 i rregullores nr. 02/2010 parasheh qe kopja e vendimit duhet te publikohet në tabelat për shpallje në institucionin rekrutues. Kjo nuk është bërë nga institucioni juaj, pasi që unë e kam vizituar institucionin dhe posedoj dëshmi (foto) për këtë. Andaj, bazuar në paragrafin 2, neni 5 të ligjit nr. 2003/12 "Ligji për qasje në Dokumente Zyrtare në Kosovë", po ju drejtohem me këtë shkresë zyrtare për të kërkuar qasje në dokumentet zyrtare, që kanë të bëjnë me anulimin e konkursit Zëvendësues Auditor i Performancës (me nr. reference ZAP 06-11/14) gjegjësisht këto dy dokumente: 1) Dokumentin që ka rekomanduar anulimin e këtij konkursi (nëse ekziston një dokument i tillë); 2) Vendimin mbi anulimin e konkursit (ashtu sic ceket në njoftimin mbi anulimin e vendimit, më poshtë). Bazuar në paragrafin 1, neni 11 të "Ligji për qasje në Dokumente Zyrtare në Kosovë", kërkojë që këto 2 (dy) dokumente të më dërgohen në mënyrë elektronike në të njejtën email adresë nga e cila edhe po ju shkruaj. Shpresoj në respektimin e afateve ligjore për kthimin e përgjigjes. II. Më 12 shkurt 2015, znj. AA iu kam derguar nje kerkese ne forme elektronike, per takim me dikend nga menaxhmenti, por ju nuk jeni pergjigjur. Me 18 shkurt '15, iu kam shkruar perseri duke kerkuar arsyen e injorimit per takim dhe per mos pergjigje ne shkresen time - prap nuk jeni pergjigjur. P.S. Shpresoj qe e dini se Zyra e Auditorit te Pergjithshem eshte institucion publik dhe paguheni nga taksat e mia dhe te gjithe qyteatreve te Kosoves. Nese eshte e vertet se detyra e juaj paresore eshte Transparenca dhe Rregullsia - atëherë respektoni rregullat e juaja. Gjithë t'mirat, BB