Verified

vjedhja e makinave ne Prishtine

  • Prishtinë
  • Police
  • 26.03.2015

Tung, Me date 25.03.2015 ne ora 02:00 te mengjesit, ne lagjen Mati 1, ne kompleksin TREGETIA me eshte vjedhur vetura e markes Seat Altea. Me daten 24.03.2015 ne lagje, rastesisht ndalen te gjitha dritat e parkingut ne ora 20:05 e per qudi edhe me te madhe, njera prej kamerave qe me se miri e incizon vjedhjen eshte ndalur ne ora 01:00 pas mesnates, ndersa prej nje kameres tjeter shihet qe vjedhja e vetures eshte bere me qels (kopje ose klon i qelsit te cilin e kam pas) dhe vetura eshte vjedh per 2 minuta (ne ora 01:59 vetura hapet, ne ora 2:00 futen edhe dy persona tjere pervec vozitesit dhe ne ora 02:01 vetura largohet me ngadalsi prej parkingut). Ne mengjesin e dates 25.03.2015 lajmeroj policine ne momentin qe kuptoj qe vetem makina ime nuk gjindet ne parking, pra kam telefonuar policine ne ora 07:20 te mengjesit dhe kam prite 15 minuta kur kam telefonu prap pasiqe nuk eshte dukur askush nga Policia dhe me kan thene qe patrolla eshte ne rruge, ndersa vetem ne ora 08:00 me kan lajmeruar se nuk kane polic te mjaftueshem per ti derguar ne vendngjarje pasiqe kane raste me te renda (vritet polici ne Lagjen e njejte). Pasi gjej nje transport dhe shkoj ne Stacionin Qender (diku rreth ores 8:10) pres deri pas ores 9:00 qe te merret dikush me mua kur edhe vjen nje Police e cila shum shkurt ma merr nje deklarate edhe me udhezon ta vazhdoj diten (pa asnje informate tjeter). Sot ne ora 10:28 ne mengjes, pranoj nje telefonate nga Polici Hetues dhe udhezohem te shkoj te marr incizimet (tek kontraktuesit e Hymeri Klemann) dhe te shkoj ne Polici. Pasi mora incizimet dhe isha te polici hetues, dhash nje deklarate te gjate me shume informata, shkuam ta vizitonim vendin e ngjarjes (me 1 dite vonese) dhe rastesisht policet qe me shoqeronin e kuptuan se vendi ku ka ndodh vjedhja i takon stacionit te Dardanise e jo ati te Qendres. Duke e pase parasysh qe vjedhjet e makinave nuk gjinden ne 90% te rasteve, desha te ju sygjeroj qe te beni nje emision per kete rast ku verehet neglizhenca e policeve te kosoves ne raport me hajnat. Une jam ne pritje te thirrjes nga nje tjeter Polic Hetues nga stacioni i Dardanise, mirepo qe nga vjedhja e makines sime, deri ne momentin qe po shkruaj, makina ka pase mundesi me kalu ne pjesen Veriore te Mitrovices ose me u pre edhe me u perdore per pjese. Vetem gjate muajit te fundit, ne ate pjese te qytetit jane vjedhe me shume se 10 vetura se nuk eshte gjind asnje prej tyre. Ju lus te merreni me kete qeshtje, pasiqe eshte dukuri ne rritje e krejt kush po peson prej kesaj jane qytetaret e pafajshem te Kosoves. Une besoj qe duhet te kemi Polici me te shpejte, dhe fjalet ne qytet jane qe "krejt hajnat e kane ka ni polic qe i mbron". Nese ju duhen informata me shume, mundeni me me kontaktu ne e-mail adresen time. Kam shume shprese, qe nese ju mund te merreni me rastin ne fjale, une do ta gjej veturen time (edhe pse shpresat jane shume te vogla) dhe qytetaret e kosoves do te ndihen me te sigurte, e gjithashtu edhe Policia e Kosoves do te jete me syqele ne keto raste. P.S. ne naten kur ka ndodh vjedhja, ka pase kontrolla te njepasnjeshme te policeve neper gjithe qytetin pasiqe te nesermen kemi pase vizite te "madhe" nga idioti i quajtur Dacic, qe i bjen, ma me rendesi eshte Dacici se qytetarete kosoves. P.S.S gjate asaj nate jane vjedhe edhe 2 vetura tjera ne po te njejten pjese te qytetit.

Kallxo.com Platforma online www.kallxo.com është projekt i përbashkët i organizatave Internews Kosova, Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese dhe Agjensionit Kundër Korrupsion, i mbështetur financiarisht nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim UNDP. Platforma ofron mundësinë për të gjithë qytetarët e Kosovës që të raportojnë rastet e korrupsionit, krimit të organizuar, mashtrimit, konfliktit të interesit si dhe të gjitha rastet e tjera të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, neglizhencës, mospunës, rrezikimit të të drejtave të qytetarëve të Kosovës, apo rrezikimit të interesave të përgjithshme. Identiteti i qytetarëve të cilët raportojnë do të mbetet konfidencial dhe do të ruhet nga ekipi i www.kallxo.com, pa marrë parasysh a i kanë dhënë apo jo këta qytetarë shënimet lidhur me identitetin e tyre

Si të raportojmë? KALLXO ofron mundësinë për të gjithë qytetarët e Kosovës që të raportojnë rastet e korrupsionit, krimit të organizuar, mashtrimit, konfliktit të interesit si dhe të gjitha rastet e tjera të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, neglizhencës, mospunës, rrezikimit të të drejtave të qytetarëve të Kosovës

Kako da prijavimo?KALLXO pruža mogućnost svim građanima Kosova da prijavljuju slučajeve korupcije, organizovanog kriminala, prevare, sukoba interesa, kao i sve druge slučajeve zloupotrebe službenog položaja, nemara, nerada, ugrožavanja prava kosovskih građana, ili ugrožavanja opštih interesa

How to report?kallxo.com provides the possibility for all Kosovo citizens to report cases of corruption, organized crime, fraud, conflicts of interest, and other cases of abuses of official capacity, neglect, inaction, infringement of rights of Kosovo citizens, or infringement of general interests