Ndihme per drejtesi
- Prizren
- Judiciary
- 15.09.2015
Une e nenshkruara AA shtetase e Shqiperise,banore e qytetit Kukes dhe e martuar ne Kosove,ish banore e komunes se Prizrenit,fshati Billushe jam ne proces te ndarjes me ish bashkeshortin tim BB qe nga data 15/04/2015.Nga kjo martese kam 2 femije,CC 5 vjecar dhe DD 4 vjece.Ne fillim jam dorezuar ne polici te Prizrenit ku kerkova ndihme per shkak te dhunes qe ish bashkeshorti im ushtronte ndaj meje dhe me dhane urdher mbrojtjeje per 1 vit,gje qe nuk po zbatohet.Me ndihmen e QPS-se kam takuar femijet e mi per me pak se 2 muaj.Me pas gjykata vendosi te mos takoj femijet,pa me dhene arsye.Ketu duket qarte padrejtesia qe me eshte bere dhe mendoj se ish bashkeshorti im BB ka dhene ryshfet dhe se policia e Kosoves dhe gjykata jane ne bashkepunim me autorin.Nga ju kerkoj te me ndihmoni qe ky proces gjyqesor te mbaroje sa me shpejt ne menyre qe te vendoset drejtesia ne vend.Ju lutem me ndihmoni pasi kam kerkuar ndihme dhe ne institucione te tjera te Kosoves dhe asnje nuk me eshte pergjigjur.Shpresoj te komunikojme sa me shpejt.Ju faleminderit.