Korrupsioni i zyrtarve te ATK Mitrovice
- Mitrovicë
- Government
- 25.09.2015
Pershendetje , jame menduar gjatë të raportoj ne kallxo.com apo jo . Arsyeja pse kam menduar gjatë apo pse jam hamendur eshte se realisht korrupsioni na ka kaplu ne te gjitha anet per fatë të keq realiteti eshte ky. Sidoqoft , kam vendos te filloj te raportoj por kete do e bej hap pas hapi , se pari do te raportoj nje rast nese vertet shoh rezultate mbrenda nje afati te kuptueshem do vazhdoj te denoncoj jo nga nje por te gjithe te korruptuarit qe i di e dihen . me kete rast dua te raportoj dhe betohem se e them te verteten dhe vetem te vertet : Fjala eshte per nje inspektor tatimor te ATK-se ne Mitrovicë AA , ky inpektor tatimor ne qdo kontroll qe ka kryer dhe eshte ne vijim te kontrolleve MERR MITO TE MAJME dhe e ndan tatimin psh nese nje firm eshte gjetur se ka obligime te papermbushura (sipas tij) 10.000,00 Euro pronarit e ne raste ma te shpeshta kontabilisteve ju thote keq jan punt 10.000,00 Euro poj bjen me pagu mirepo nese e ki te sigurt pronarin munum me ndreq 5.000,00 Euro mu kurse atij ja qesmi ni gjob 125,00 ose 500,00 Euro . Firmat qe nuk pranojn te japin mito ndeshkohen rand e edhe nese skan shkelje ky njeri e imagjinon , manipulon me qdo kusht qe vlera te del e madhe e obligimit jo per te permbushur nje detyrim qe realisht mund te kete nje firm por per ta ngrit pazarin e mitëmarrjes. Fatëkeqësisht si ky ka shume bile disa firma jan afer falimentimit shkaku i ktyre njerzve "ZYRTARVE TE ATK" kta po marrin haraq o te nderuar firmat po heshtin se edhe mu anku skan ku ankohen krejt jan rrjet i krimit te organizuar.