Në spitalin e Prizrenit,infermierët paguhen me koeficientin 4.8 dhe 5.4, varësisht nga vendi i punës ndërsa kryeinfermierët paguhen me koeficientin 6.
Nga koha kur ministre e Shëndetësisë ishte Resmije Mumxhiu, infermierët që punojnë në
anestezion dhe fizioterapeutët (me përgatitje bachelor) paguhen me koeficientin 7.2.
Në kuadër të SHSKUK-së është duke u përgatit dhe është në fazën finale hartimi i Rregullores
për sistematizimin e vendeve të punës. Me këtë rregullore parashihet që të bëhet harmonizimi i
koeficientit.
Menaxhmenti aktual i spitalit (në detyrë është nga shkurti i vitit 2014), nuk ka pranuar asnjë
infermier me përgatitjen bachelor dhe nuk ka dallime në baza nacionale në koeficient.
Menaxhmenti është në pritje të miratimit dhe hyrjes në fuqi të kësaj rregulloreje dhe do të
veprojë konform kësaj rregulloreje sa i përket sistematizimit të vendeve të punës dhe koeficientit.