Pengesat dhe kushtezimet nga ana e XX per marrje pelqimi per Legalizim te Objekteve
- Ferizaj
- KEK-KEDS
- 22.10.2015
Pershendetje, Gjate fazes se kompletimit te dokumentacionit per Legalizim te Objekteve nga ana E Drejtorise se Urbanizmit ne Ferizaj jane caktuar 3 kritere apo Pelqime parimore qe duhet marre paraprakisht nga sherbimet komunale,si: 1-AA ,2- BB dhe 3-CC.Pasi deponova kerkesen me date 13 Tetor 2015 ne sportelet e XX ne Ferizaj ku paraprakisht bera te gjitha pagesat dhe nuk mbeta borxh as edhe per nje cent te vetem. ( Shifra e Konsumatorit # XXX dhe # YYY).Por me date 21 Tetor 2015 morra nje telefonat nga XX se kisha edhe nje borxh te mbetur dhe nese nuk paguhet edhe ky borxh ateher nuk mund ta leshojme Pelqimin e kerkuar.Sot me date 22 Tetor 2015 isha ne sportelet e XX dhe ata me thane te shkoja ne zyrat lart se kinse paskam edhe nje borxh te mbetur dhe me udhezuan qe ta takoja HH per kete qeshtje .HH filloi te me tregoj per borxhin qe duhej paguar paraprakisht qe ne fakt nuk ishte borxh i imi personal por ishte nje shume simbolike prej 66.00 eurove qe ne fakt i takonte Prindit tim e i cili jeton me vellaun tim dhe prej te cilve une jam ndar dhe jetojme ne shtepi te ndara qysh prej mese 10 vitesh.Une i argumentoj se jam titullar i prones dhe pronari shtepise dhe objektit ku jetoj dhe se te dy keto objekte kan regjistrues tarifor te regjistruar ne XX dhe se ne sistemet e tyre se nuk kam as edhe nje cent te vetem borxh dhe jam parapagues i rregullt i XX ateher si eshte e mundur dhe me qfar baze ligjore kushtezohem une dhe poashtu edhe palet tjera qe te paguajne borxhet e te tjereve vetem per te kryer nje pune juridike, dhe poshtu borxhi ne keto raste eshte individual e selektiv e jo kolektiv apo te nderlidhur me afri familjare. Argumentet e mia Drejtori ne fjale as qe i morri ne konsiderate bile shkoi aq larg saqe tha se kjo eshte menyra e vetme per XX qe ti nxjerr borxhet e saja pamvarshit se a eshte borxh i yti apo ish familjareve te tu. Me kete rast kerkoj nga ju qe ne baze te ligjeve ne fuqi te hulumtoni se a jane ligjore keto vendime te ketij Drejtori dhe se a po e shantazhon dhe i hasmeron familjet dhe shoqerine ndremjet vete me kesi lloj kushtezimesh nga ana e XX. Poashtu ju lutem per hir te raporteve familjare te mos beni publik identitetin tim ne mediumet elektronike.