KLUB NATE NE VENDBANIM
- Gjilan
- Inspectorate
- 21.07.2016
Hapje e klubit te nates ne vendbanim ( rreth 5 metra distance nga banesat ku jetojne banoret) ne rrugen e. Zhurma nga muzika deri ne oret e vona te mengjesit, te dehurit qe frekuentojne klubin dhe shoferet e intoksikuar, zenia e rruges nga veturat, vozitja e rrezikshme jane vetem disa nga ceshtjet qe kane renduar me te madhe jeten e banoreve si pasoje e ketije klubi. Ankesat ne polici qe jane te evidentuara nuk duket se merren parasysh fare me arsyetimin se klubi ka leje pune dhe se policia ska kompetence te merret me kete ceshtje edhe pse ne menyre konstante prishet rendi dhe qetesia publike me ore dhe dite te tera, Per arsye se policia nuk vepron, inspektorati duket se ka dhene leje per funksionim te ketij klubi dhe per arsyen e personave te involvuar ne kete klub nate banoret kane humbur tere shpresat per te drejten e tyre per te jetuar ne qetesi. Pas vertetimit te gjendjes faktike te pershkruar si me larte nga ana juaj do te rekomandojm qe te mirreni me kete rast duke kontaktuar edhe me policine, inspektoratin komunal si dhe te njoftohet edhe prokuroria qe te hetoj se si eshte e mundur te jepet leje per klub nate ne vendbanim dhe te prishet rendi e qetesia dhe per kete mos te veproj asnje organ shteteror. Ju falmenderojm paraprakisht dhe shpresojme te mbesim anonim per shkaqe sigurie