Punesimet pa konkurs Gjimnazi Hamdi Berisha Malisheve
Pershendetje Permes kesaj shkrese po e raportoj rastin per punesimet pa konkurs qe kane ndodhur ne gjimnazin "Hamdi Berisha" ne Malisheve. Fillimi i vitit shkollor 2015/16 ne gjimnazin "Hamdi Berisha" eshte karakterizuar me nje dukuri te rralle qe mund te ndodhe ne ndonje vend normal te botes. Ne shkolle, ne menyre arbitrare, pa kurrfar konkursi nga ana e DKA-se dhe nga drejtoria e shkolles jane marre ne pune te pakten 7 mesimdhenes te rinje. Une kam mundur t'i konfirmoj 6 emra te tyre, ndersa jane se paku 7 te tille e qe numri mund te jete edhe me i madh. Emrat e te pranuarve pa konkurs jane: AA, BB, CC, DD, EE, FF etj. Ju mbetet juve te hulumtoni edhe te publikoni listen e plote te emrave, pasi nga drejtoria e shkolles po tentohet te mbahet i fshehte ky skandal dhe te kaloje pa u verejtur. Por une si nje qytetar i ketij vendi nuk mundem te rri indiferent ndaj ketyre shkeljeve dhe padrejtesive. Gjimnazi jone, qe eshte njeri nder te paktat institucione me te cilin eshte krenuar komuna jone, nuk e meriton nje denigrim dhe politizim te tille nga ana e DKA-se dhe e AA ne veçanti, i cili deri me tash i ka shkaktuar gjimnazit disa skandale nga me te ndryshmet dhe po vazhdon prape me te njejtin avaz. Pothuajse te gjithe te punesuarit pa konkurs jane te aferm te njerezve qe jane ne pushtet apo jane militant politik te partise ne pushtet.
- Malishevë
- Arsim