Raportimet nga qytetarët

Numri i raportimeve: 3715
E verifikuar

nuk pergjigjen ne numer te komunes transparenca

Pershendetje, Desha te raportoj nje defekt qe po ndodh edhe pas paralajmerimeve qe ia kemi ba ketyre banoreve te lagjes tone Bregu i Djellit, Rr. XY te cilet kane punu vazhdimisht tash e dy jave ne rregullim te baneses se tyre dhe te gjitha mbeturinat e betonit dhe ngjyres i kan hedhe para baneses. Ne si lagje kemi kontaktuar ne nr 038 xxx yyy, 038 yyy xxx qe te lajmerohet ky rast dhe asnjehere nuk eshte pergjigj dikush. Kjo eshte tu u ndote vazhdimisht prandaj po ju dergoj te gjitheve kete email sepse eshte e dhimshme qe gjithmone duhet me u kacafyt ne me kojshi sepse shteti nuk funksionon per diqka qe ta shkatrron diten kur e sheh qfare po bajn. Ndersa ne foton ku shihet ndriqimi publik i lagjes tash e 3 jave eshte demtu nga rryma qe ka ardhe e eshte ndal 20here nje dite dhe e ka demtu teresisht (ose ndonje sigurese eshte demtu) prandaj eshte mire qe te na vizitoni kete lagje dhe te shihni se qfare po ndodh knej. Ujesjellsi rajonal e ka bombardu krejt trotoarin dhe vetem rruget i kane rregullu sadopak ndersa trotoaret fare si kane prek dhe lagja jone eshte ba si ne afganistan qe eshte poashtu e dhimshme. Nuk po them qe eshte faji juaj mirepo po kerkoje ndihme me na ndihmu me i rregullu sadopak keto probleme, dhe i bej thirrje MM te i denoj edhe keta banore qe po ndotin ambientin ashtu sikur ata ne televizor qe po i denon. Faleminderit dhe ju lutem te mbetem anonim. Gjitha te mirat,

  • Prishtinë
  • Kuvendi komunal
11 Vite Më parë
E verifikuar

8000 Euro Dreka dhe Darka

MM,përpos me tenderë,shpërblenë operatorët edhe me dreka e darka! Ne seancen e sotme te KK-së,MM duke u përpjekur për të arsyetuar shpenzimet enorme për dreka dhe darka(me shume se 8000 euro per 9 muaj),e pranoi se keto shpenzime në të shumtën e rasteve janë bërë,duke I qërase kompanitë përfituese të tenderëve në komunë.Sikur të mos mjaftohej me këtë,ai rrëfeu se në keto ,,zijafete"me para të taksapaguesve të qytetarëve tanë,marrin pjesë edhe njerez nga Ekzekutivi dhe këshilltarë të caktuar komunal!Dhe,u morr vesh se këta këshilltarë,,parimor",diten vishen kinse në petkun opozitarë,ndërsa naten,janë në darka me kryetarin dhe kompanitë fituese të tenderëve,duke bërë rrush e kumbulla paranë,ndjersë e taksapaguesve! Të nderuar qytetarë,a ju kujtohet fushata parazgjedhore kur pikërisht ky MM me sejmenet e tij mashtrues të elektoratit të caktuar,,opozitarë",gënjenin qytetarin,me gjëra të shpifura,duke kontaminuar edhe ambientin me rrena nga më të ndryshmet,duke ndikuar që me këtë mashtrim ordiner,edhe të ngjiten në udhëheqjen e komunës!Sa mirë që po ndodh kthjellimi dhe vetdijësimi qdo minutë mbi mashtrimin që u është bërë në mënyrën më të paturpshme të mundshme!

  • Obiliq
  • Kuvendi komunal
11 Vite Më parë
E verifikuar

Keqperdorim I pozites zyrtare

Ne Zyren e Auditorit te Pergjithshem, ka Keqperdorim te pozites zyrtare duke angazhuar MM, kontrat mbi sherbime si udheheqese e X kjo pa konkurs dhe pa asnje procedur as kriter, kjo osht ne kundershtim me qdo ligj. Pastaj duke pranuar njerez te pa diplomuar, edhe pse me konkurs kerkohej 3 vjet pervoj pune, kjo me te njofshem apo me ryshfet. P.SH z. NN I pa diplomuar punesohet para 3 viteve dhe tani behet drejtor I departamentit pa asnje procedur as kriter, kjo ne kundershtim me qdo ligj. E shume te tjera shkelje nga AA dhe BB. Ju lutem ejani e hetoni keto e shume Punesime dhe Avancime tjera.

  • Prishtinë
  • Inspektoriat
11 Vite Më parë
E verifikuar

Zrre tarifat

Pershendetje Jeta, Shpresoj se je mir po te shikoj ne emisionin Debat ne RTK edhe po e shof se qenke mir edhe si gjithmon ke mendime pozitive.Veq deshta te njoftoj se kjo situat politike na shkatrroj te gjitheve. Me heret ka qen isha ne Beograd dhe u takova me at , ket edhe me perkrahen, tash po thojn isha ne Bruksel apo ne SHBA edhe e kam perkrajhen e tyre.Te lutem shikoje situaten ne ZrrE sepse ende pa dal tarifa nxitese e energjis sollare ata e parakualifikun X per 3MW dhe nuk e parakualifikun investorin me serioz Y qe nga muaji maj 2014 e ka dergu dokumentacionin.Pergjigjeja e ZRRE-se ka qen nuk kemi tarife nuk mundemi me parakualifiku e tash e gjeten formen per X.Besom spo di qka ti them Menagjmentit te Y te cilet jane kompania me historik ne energji diellore mbi 15 vite dhe me nje kapital teper te madhe.Besoje spo di se si me vepru me. Nese zgjidhet noj minister i zhvillimit ekonomik edhe nese mundesh me i ftu njerin prej antareve te bordit te ZRRE-se si dhe UUU.ne do te ishte shum intersant sepse tani korrupcioni po behet edhe me agresive se sa ishte.Nje kalkulim shum i sakt se si do te veprohet. 12 vite nga 0.1364Euro/kW per 3000kW/h x 1500h x 0.1364= 613’800Euro ne vite fitim nga X e nuk e di kush eshte mbrapa.613’800euro x 12vite=7’365’600Euro3MW jan te vetmet per kete vite dhe asgje tjeter nuk kan parashiku per kete vite MZHE. Ja pse e kan vonu tarifen nxitese qe ta menagjojn vet.Instalimi i centraleve me tarife nxitese eshte qelesi i zbardhimit te paras dhe askush nuk mundet ta kontrolloj kete ne nje vend si Kosova. Jam ne dispozicionin tuaj. XY XXX YYYY

  • Prishtinë
  • KEK-KEDS
11 Vite Më parë

Kallxo.com Platforma online www.kallxo.com është projekt i përbashkët i organizatave Internews Kosova, Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese dhe Agjensionit Kundër Korrupsion, i mbështetur financiarisht nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim UNDP. Platforma ofron mundësinë për të gjithë qytetarët e Kosovës që të raportojnë rastet e korrupsionit, krimit të organizuar, mashtrimit, konfliktit të interesit si dhe të gjitha rastet e tjera të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, neglizhencës, mospunës, rrezikimit të të drejtave të qytetarëve të Kosovës, apo rrezikimit të interesave të përgjithshme. Identiteti i qytetarëve të cilët raportojnë do të mbetet konfidencial dhe do të ruhet nga ekipi i www.kallxo.com, pa marrë parasysh a i kanë dhënë apo jo këta qytetarë shënimet lidhur me identitetin e tyre

Si të raportojmë? KALLXO ofron mundësinë për të gjithë qytetarët e Kosovës që të raportojnë rastet e korrupsionit, krimit të organizuar, mashtrimit, konfliktit të interesit si dhe të gjitha rastet e tjera të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, neglizhencës, mospunës, rrezikimit të të drejtave të qytetarëve të Kosovës

Kako da prijavimo?KALLXO pruža mogućnost svim građanima Kosova da prijavljuju slučajeve korupcije, organizovanog kriminala, prevare, sukoba interesa, kao i sve druge slučajeve zloupotrebe službenog položaja, nemara, nerada, ugrožavanja prava kosovskih građana, ili ugrožavanja opštih interesa

How to report?kallxo.com provides the possibility for all Kosovo citizens to report cases of corruption, organized crime, fraud, conflicts of interest, and other cases of abuses of official capacity, neglect, inaction, infringement of rights of Kosovo citizens, or infringement of general interests