Rojet e sigurimit fizik ne gjykaten thdd
Te nderuar, nuk e di nese kete rubrike mund t'a shfrytezoj per te ndar me ju nje pervoje teper te hidhur qe pata sot ne Gjykaten Themelore ne nndhe me rojet e sigurimit fizik, repsektivisht me "shefin" sic e quante ai veten. Edhe pse nuk ishte hera e pare qe hyja ne ate gjykate, sot per cudi po i vendosnin disa foto qe sipas tyre kishin lidhje me kodin e veshjes, fotot sa per njoftim ishin pa mbishkrime pa asnje sqarim. Une e vetedijshme qe po shkoj ne gjykate vesha nje veshje te pershtatshme (me mendjen time) por qe "shefit" nuk i pelqeu. Mbasi qe kalova 2 pikat e kontrollit te rojeve "shefi" me takon ne koridor dhe si nje rrugac i vertet me versulet duke me bertitur " ka je nis ti zoj"? i tregova dhe prap vazhdoj "kush t'ka lon ty me hi me kete fustan palidhje"? une fillova ta shikoj veten dhe e pyeta se cfare kishte fusanti im edhe ate e pyeta se cka nuk ishte ne rregull, sepse ishte nje fustan shume normal deri tek gjuri me meng normale ( per me teper qe jam nje nene dhe jo nje vajze e re qe nuk ja pret mendja ndoshta dhe mund te mos e pershtas veshjen). Tani nuk ishte problem veshja ime sepse kodi do te rrespektohet nese ka kod, mirepo menyre se si komunikoj duke bere spektakel, duke berititur, duke me nxjerr jashte, duke me then " mshele gojen mos fol shume" ose "mshele gojen se po te ha dreqi" per mua ishte nje shok. "Shefi" ishte nje person shtatshkurter i thinjur me mustaqe qe ja kishte inat jo vetes po edhe botes si duket. Menyra dhe sjelljet e tij te rruges, bertimat e tij nuk do t'i mbaj vec per vete por do t'i percjell aty ku duhet sepse ende nuk po mund te besoj se cfare njerez dhe cfare kategorie punon ne vendet ku duhet te jene shmebull per ne. Faleminderit dhe pune te mbare!
- Prishtinë
- Gjyqësi