Si mirren patent shoferët
- Pejë
- Inspectorate
- 26.09.2012
Përshendetje, ju kisha lutë që të merreni me këtë çështje e cila është shumë e rëndësishme, ku në Komunen XX, në sallën ku mbahen provimet për patent shofer është një rent i karrikave të cilat nuk vëzhgohen nga kamerat që janë të vendosura në atë sallë, dhe aty i ulin ata kandidatë të cilët i paguajnë prej 350 euro për dhënie të provimit me shkrim. Ndërsa inspektorët të cilët marrin pjesë në provimin e ngasjes së automjetit kërkojnë 50 deri në 100 euro që ta kalojnë kandidatin për shofer. Këto të dhëna janë shumë të sigurta dhe ju kisha lutë që ta gjëni dikënd që hyn në provim, t'ia montoni nje kamere që ta vertetoni rastin. Të gjithë inspektorët janë të lidhur në mes veti dhe kur e mora vesh gjendjen më erdhi shumë rëndë. ju faleminderit për mirkuptim.