Dua te te transmetoj nje hall te nje kusheririt tim
- Gjilan
- Gjyqësi
- 15.04.2013
Pershendetje z. Faik, Dua te te transmetoj nje hall te nje kusheririt tim, eshte 69 vjecar, dhe eshte ne gjyq qe 8 vjet, kunder spitalit rajonal. Doktori nga ky spital i ka bere nje operacion ne gisht, dhe ia ka kalbur gishtin, mjeket e KFOR-t Suedez ia kane ampotu Gishtin. Gjykata nuk po i bene qare, po e zhagite qe 8 vite rasin e tij kunder spitalit, dhe nuk i sjell vendim te prere. Gjykimi i radhes eshte pasneser ne ora 9 mengjes me 17 Prill. Ky Zoteria, deshiron qe te publikon padrejtesine qe po i behet ne emisionin "drejtesia ne kosove" ose Jeta ne Kosove. Te lutem me thuaj a keni mundesi qe ta kontaktoni kete zoteriun dhe te shihni cili eshte halli i tij. Ky deshiron me shume te jete ne Drejtesia ne Kosove. Me shume nderime,