Largimi i punetorve nga Procredit Bank
- Gllogoc
- Kuvendi komunal
- 07.02.2015
Pershendetje Pas emitimit te emisionit televiziv ku u trajtua tema:Largimi i punetorve nga Procredit Bank,vendosa qe te ju shkruaj dhe te ju pergezoj per temen e trajtuar, Edhe une jam nje nder punetorete e larguar nga puna nga Procredit Bank si pasoj e organizimit te testeve nga ky institucion.Punen ne kete banke e kam filluar me 26.02.2007 pas kryerjes me sukses te testit dhe intervistes me goje.Po ashtu me sukses e kam perfunduar edhe fazen e trajnimit prej tre muajsh,ku pas perfundimit te trajnimit i jemi nenshtruar testit per Credit Management Course dhe Welcome Week Test te cilat i kam perfunduar me sukses ku pas kesaj kam filluar te punoj me kontrate te rregullt si Agro Analiste deri me 15.12.2010 kur me kane larguar nga puna. Si me larguan nga puna? Pasi qe heren e pare ju nenshtruam testit te matematikes dhe nuk patem sukses banka filloj te organizoj trajnime me stafe rreth lendes se matematikes ku fillova edhe une me i ndjeke trajnimet, mirepo ne kete kohe Raiffeisen Bank filloj qe te jepe agrokredi dhe filloj qe te merre kliente nga Procredit Bank. Atehere menaxhmenti (AA dhe BB)me ftuan ne zyre dhe kerkuan nga une qe te nderpreje ndjekjen e trajnimeve por ti perkushtohem vetem klientave qe mos te shkojne ne banken tjeter kurse sa i perket trajnimit para testit do te organizojme trajnim te veqante nje javor tere diten per ju. Dhe eshte e vertete se me ftuan ne kete trajnim ne Prishtine ku aty ishte edhe nje punetor tjeter i cili duhej te ndiqte kete trajnim.Filluam trajnimin, por qe diten e pare pas dite kolegu u ankua ne menaxhment(qe kishte dike lidhje familjare- CC) se nuk mundet qe vete i dyti ti ndjek trajnimet ku kerkuan nga une qe te nderprej trajnimin ne Prishtine dhe te vazhdoj me ndjekjen e trajnimit ne Mitrovice vetem 2 ore ne dite ku une nuk pata mundesi, gje qe u reflektua edhe ne rezulltatet e testit. Keshtu qe me date 15.12.2010 me ftuan burimet njerzore ne Prishtine ku kerkuan nga une qe te jepi dorheqje nga pozita e punes dhe si kompenzim mi ofruan 3 paga ose ne te kunderten ne te largojme edhe nuk te japim kurfare reference qe ke punuar ne Procredit Bank,ku prezent ne dorheqjen time ka qene DD nga burimet njerzore dhe AA si menaxher i imi. Megjithe insistimin tim qe nuk mundem me jep dorheqje se nuk kam qen i njoftuar per arsyen pse me kane ftuar dhe qe tavolinen e punes e kam te hapur dhe qe dua te konsultohem me perfaqesues ligjore per kete, ata insistonin me qdo kushte me dhen dorheqje se DD me thojke motren e kam juriste dhe nuk ki kurfare arsye me u ankuar se ne e kemi per te miren tende. Ajo qe mua me shqeteson eshte qe nje numer i madhe i ketyre punetorve qe jane larguar nga puna kane pase obligime te medha- kredi qe kane qene te bazuar ne page dhe qe kane lene penge pasuri te palujteshme.Une per veti kam pase kredi ne shume 21000 euro, e cila kredi eshte bazuar vetem ne pagen time dhe si peng kam lene 1 ha toke te dajes. D.m.th nese organizohet edhe nje emision per kete teme qe te trajtohen edhe: Obligimet-kredite qe kane keta punetore Sa punetore kane kerkuar ndihme nga psikologu dhe neuropsikiatri per shkak te presionit ne pune dhe te hulumtohet shkaku i vdekjes se nje punetori ne degen e Gjilanit per te cilen ne nje fare menyre banka ka heshtur.