Nepotizmi apo Konflikte Interesi ne punesim ne Ferizaj
- Ferizaj
- Kuvendi komunal
- 08.02.2015
Pershendetje te nderura Kallxo.com. Jam AA Nga Ferizaj, ju lutem une duhet te mbese anonime per publikun te dhenat e mija te jene konfidenciale per publikun. Me kenaqesi ju njoftoj se ne Ferizaj ashte shpallur nje konkurse ne Qendren Kryesore te Mjeksise Familjare per "zyrtar per buxheti dhe financa" dhe ky kunkurse eshte shpallur nje her dhe eshte anuluar dhe tashe perseri eshte shpallur, per arsye se Z i Komunes se Ferizajt e ka rregulluar per Vajzen e vete kete konkurs dhe sipas informacionev qe kam Z i Komunes se Ferizajt qind per qind e ka siguruar per vajzen e vete. Dhe te gjithe qe jane te punesuar ne Q.K.M.F. e dine qe vajza e Z te Komunes ka mu punesu si "zyrtare per buxhete dhe financa", ne kete konkurse ka qe kan aplikuar edhe me Master. Kerkoj nga stafi i juaj qe ta hulumtoni kete raste dhe ta vertetoni se kushe do te punesohete, kerkoj nga ju qe me hulumtin e juaj dhe raportimet e juaj te ndalet e keqja duke u punesuar familjaret nga pushteti komunal. - Une jam nje qytetare i Ferizajt dhe nuk kam aplikuar ne kete konkurs por i kam ndegjuar keto informate nga disa shoke dhe kam marrur veshe se ka edhe me Master qe kan aplikur, dhe kam kontaktuar me ata qe kan aplikuar, ata jan qyshe tashe te ftohur nga ky konkurse per arsye se e kan koptuar se aty do te punesohet vajza e Nenkryetarit te Komunes. Ju mundeni te me thirrni numrin e telefonit 044/ XXXYYY. Prej atyre qe kan aplikuar jan te gatshem te takohen me ju. Konkursi eshte i hapur deri me 11 shkurt 2015 Ju lutem qe me kontaktoni. Mbes me shpres se ju do te me kontaktoni dhe do ta hulumtoni kete raste. - Jeni shume rrespektueshem dhe te mirepritur nga popullate me hulumtime e juaj. Me kenaqesi, AA !