noteret e Kosoves
- Prishtinë
- Prokurori
- 25.05.2015
PLACKITJA E POPULLIT NGA NOTERET NUK KA FUND: Pervec faktit qe shumica e tyre jane totalisht jokompetent per te ushtruar profesionin e noterit, kemi edhe nje trend interesant te shkeljes se UA Nr. 02/2012 per Tarifat e Perkohshme Noteriale. - Fillimisht, tarifat vec jane tejet te fryera dhe ne asnje forme nuk reflektojne me te ardhurat mesatare te qytetareve (Sa per ilustrim: Nje autorizim ne Itali kushton 16 Euro; I njejti ne Kosove kushton 11.60 Euro); - Se dyti, neni 19, pika 2.6, e Udhezimit Administrativ te referuar me larte percakton se: "Në momentin e pagesës së tarifës nga ana e palës, noteri është i obliguar që palës t'i ofrojë faturën për tarifën dhe shpenzimet e paguara, që përmban të dhënat si në vijim: 2.1..., 2.2 ..., ..., 2.6: shumën e tarifës noteriale, që përfshinë edhe tatimin në vlerën e shtuar si dhe referencat në dispozitat e këtij Udhëzimi Administrativ në bazë të të cilave është llogaritur tarifa." Ne citimin pararendes te nenit 2.6, theksi bie te "...perfshine edhe tatim ne vleren e shtuar...", i cili, bazuar ne praktiken ditore te noterve shkelet qellimisht, duke e demtuar kesisoj palen ne cdo transaksion, te cilin e kryen me noterin. Sipas ketij neni, cdo pagese e tarifave noteriale, te percaktuara ne kete Udhezim Administrativ, perfshine edhe tatimin mbi vleren e shtuar, dhe jo sic praktikohet nga noteret, te cilet shumes se percaktuar me UA i shtojne 16% te cmimin ne emer te TVSH-se. Psh.: Perpilimi i nje autorizimi nga noteri kushton 10 Euro (duke perfshire TVSH-ne), por ndryshe eshte situata ne terren, sepse per nje autorizim, noteret do te kerkojne 11,60 Euro (10 Euro + 16% TVSH). Pra, me udhëzimin administrativ, te gjitha tarifat per sherbime noteriale jane ‘bruto’, dhe jo ‘neto’ sic i keqinterpretojne noteret ne dem te qytetareve. Brenge tjeter eshte edhe refuzimi thuajse automatik per te bere “Vertetimin e Nenshkrimit” ne dokumente te perpiluara nga vet pala, duke u arsyetuar se “per kete dokument ne e kemi formen tone...”. Mbase, kete e bejne nga injoranca kundrejt ligjit, duke mos kuptuar qe ata nuk marrin pergjegjesi per përmbajtjen e dokumentit, por vetem vertetojne se personi e ka nenshkuar ate me doren e vet ne prani te noterit. Ose, arsyen duhet kerkuar diku tjeter, por jo me larg se fakti qe vertetimi i nënshkrimit kushton vetem 1 Euro. Rrjedhimisht, po solle nje autorizim qe e ke perpiluar vet tek noteri per vertetim te nënshkrimit, noteri do ta refuzoje kete, per shkak se “e ka formen e vet”, e cila natyrisht qe nuk kushton 1 Euro, por 11.60 Euro. XXX Rr. YAY 10000 Prishtina KOSOVO