pse sjam pranu ne konvikt
- Prishtinë
- Arsim
- 27.09.2015
Përshëndetje, Jam Arben Tahiri, student i vitit të dytë, drejtimi fizikë. Arsyeja pse ju drejtohem ka të bëj me listën e kandidatëve të pranuar në konvikte, që është publikuar sot dhe që edhe ju keni qenë si pjesmarrës në komisionin gjegjës pë përzgjedhjen e studentëve, në cilësin e vëzhguesëve për të vërejtur ndonjë parregullësi. Siç duket edhe këtë herë ka pasur parregullësi si herave tjera që e arsyetojnë argumentet në vijim. Kushti i parë sa i përket notës mesatare, mendoj se jam në rregull. Nota mesatare është 8.9 dhe provimet i kam pëfunduar në kohë të rregullt (në muajin qershor). Për një drejtim siç është fizika mendoj se plotësohen kushtet. Kushti tjetër, largësia. Edhe sikur të kishin arsyeje tjera për të mos më pranuar, fakti që jam banor i Mitrovicës Veriore, konkretisht i lagjes Kroi i Vitakut, është fakt i pakontestueshëm. Rrezikshmëria dhe vështirësitë e bëjnë të vetën kur është fjala për qarkullimin në këtë pjesë, për arsyeje tanimë të njohura. Mirë edhe sikur kjo të ishte e pamjaftueshme, nuk mund ta kuptoj rastin e disa studentëve të paktën që unë i njohë (dhe në fakt nuk e përjashton mundësin që ka edhe raste tjera), të drejtimit pikërisht fizikë, që vitin e kaluar janë pranuar si student të vitit gjegjës, që nuk i kanë dhënë të gjitha provimet dhe sivjet pranohen si studentë të po atijë viti gjegjës, do të thot se ose e kanë humbur vitin, gjë që nuk është rasti, ose kanë aplikuar me ato të njejta kushte si vitin e kaluar, për shkak se nuk qëndrojnë mirë për t'i plotësuar kriteret. Si dëshmi e kam listën e studenteve të pranuar në vitin e kaluar (2014). Këto dy fotot e fundit paraqesin listën e publikuar sot. Për fund mendoj se kam arsyeje të mjaftueshme që të pranohem, nëse jo nuk do të jetë e lehtë për prindin që punon në sigurim (270 euro pagë). Këkojë nga ju që ta ngritni këtë çështje sa keni mundësi. Ju falenderoj për mirëkuptimin! Arben Tahiri, 25 Shtator 2015 PS Nr. i letërnjoftimit 1172316596 Nr. i dosjes që kam aplikuar 65