E verifikuar

regjistrimi ne Qendren e Studenteve

  • Prishtinë
  • Arsim
  • 01.10.2015

Për: Qendra e Studentëve ne Prishtinë Komisioni për Ankesa Nga: Shkodran Lushaj, student i Vitit të dytë në FSHMN, Departamenti i Matematikës, drejtimi Matematikë Financiare në Banka dhe Sigurime Lënda: Ankesë me rastin e refuzimit të Kërkesës sime për vendosje në Konvikte Bazuar në Vendimin për mos njohje të statusit tim, për të qenë në mesin e atyre studentëve që janë pranuar për tu vendosur në Konvikte, jam i detyruar të shfrytëzoj të drejtën time ligjore, për të bërë këtë Ankesë me shpresën që ky Vendim për Refuzim, do ndryshon në të mirën tonë. Këtë gjë e bazoj në shumë arsyetime, të cilat shpresoj që do ndryshojnë edhe Vendimin e juaj dhe do më jepni Statusin që kisha, që të jam sërish përfitues i vendosjes në njërin nga Konviktet e Qendrës së studentëve të Prishtinës. Në vazhdim do jap disa nga arsyet që mendoj se do ndryshojnë Vendimin e juaj: 1. Edhe vitin e kaluar si student i vitit të I-rë, isha i vendosur në Konviktin numër II, pasi që kisha plotësuar kriteret e parapara nga ana e juaj, me ç’rast kisha prezantuar edhe një dokument që isha fëmijë i prindit që është veteran i luftës së UÇK-së. 2. Kam plotësuar kushtin që të jam student i vitit të II-të i të njëjtit Fakultet, Departament dhe Drejtim, duke marr notën mesatare 7.22, në të cilën nuk janë përfshirë edhe dy provimet tjera. 3. Me rastin e kompletimit të dokumentacionit të nevojshëm që të jam sërish përfitues për vendosje në konvikt, kam prezantuar edhe një kopje të Certifikatës së veteranit për babain tim, e cila është e nënshkruar nga kryetari i Komisionit, ish ministri Agim Çeku. Mirëpo, me rastin e pranimit të dokumentacionit, zyrtari që mi ka pranuar dokumentet, nuk e merr certifikatën, me kërkesën që duhet të jetë një dokument tjetër nga Zyra Qendrore e OVL-ve në Prishtinë, gjë që unë skam ditur ku ta kërkoj, pasi që më kishin thënë në Deçan se, ky dokument është valid. 4. Komuna, përkatësisht fshati nga vij unë, është ndër komunat më të largëta nga Prishtina, (230 km), gjë që më vështirëson udhëtimin tim. 5. Fakulteti në të cilin studioj, është ndër më deficitarët, gjë që do më ndihmonte vendosja në konvikt, në studimet në këtë Fakultet, duke mos më bërë të zhgënjyer dhe të humbi arsyen e studimit në këtë drejtim. 6. Këtë vit, nga familja ime 7 anëtarësh, jemi dy student (kam motrën në Fakultetin e Edukimit në Gjakovë), ndërsa prindi im është punëtor arsimi (arsimtar i Matematikës në njërën nga Shkollat Fillore të Komunës së Deçanit), ndaj është e pa mundur të plotësohen kushtet për qëndrim nëpër banesa private. Ndaj, duke u mbështetur në këto arsyetime, shpresoj që kërkesa ime për rishikim të vendimit, do gjen mirëkuptimin tuaj, duke qenë pjesë e grupit të madh të studentëve që janë të pranuar për qëndrim në Konvikt, edhe gjatë studimeve të vitit akademik 2015/16. Nëse merren parasysh gjitha dokumentet e mia që posedoj, (largësia e komunës, nota mesatare dhe fëmijë i veteranit), nga kriteret e vendosura do plotësoj kushtin e vendosur nga Ju ( pa dokumentin që posedoj si fëmijë i veteranit, kam 16 pikë të kalkuluar nga ana e juaj). Mbesim më shpresën që pas shqyrtimit të kësaj Ankese dhe verifikimit të gjitha dokumenteve të prezantuara, do më jepni të drejtën e qëndrimit të serishëm në Konvikt, duke më mundësuar vazhdimin e studimeve dhe arritjen e sukseseve të reja në drejtimin që studioj, çka në të ardhmen do jam në shërbim të vendit tim. Me respekt, Shkodran Lushaj, student i vitit të II-të në Departamentin e Matematikës, FSHMN me numër dosje te aplikimit 113. (tel. 045xxxyyy).

Kallxo.com Platforma online www.kallxo.com është projekt i përbashkët i organizatave Internews Kosova, Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese dhe Agjensionit Kundër Korrupsion, i mbështetur financiarisht nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim UNDP. Platforma ofron mundësinë për të gjithë qytetarët e Kosovës që të raportojnë rastet e korrupsionit, krimit të organizuar, mashtrimit, konfliktit të interesit si dhe të gjitha rastet e tjera të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, neglizhencës, mospunës, rrezikimit të të drejtave të qytetarëve të Kosovës, apo rrezikimit të interesave të përgjithshme. Identiteti i qytetarëve të cilët raportojnë do të mbetet konfidencial dhe do të ruhet nga ekipi i www.kallxo.com, pa marrë parasysh a i kanë dhënë apo jo këta qytetarë shënimet lidhur me identitetin e tyre

Si të raportojmë? KALLXO ofron mundësinë për të gjithë qytetarët e Kosovës që të raportojnë rastet e korrupsionit, krimit të organizuar, mashtrimit, konfliktit të interesit si dhe të gjitha rastet e tjera të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, neglizhencës, mospunës, rrezikimit të të drejtave të qytetarëve të Kosovës

Kako da prijavimo?KALLXO pruža mogućnost svim građanima Kosova da prijavljuju slučajeve korupcije, organizovanog kriminala, prevare, sukoba interesa, kao i sve druge slučajeve zloupotrebe službenog položaja, nemara, nerada, ugrožavanja prava kosovskih građana, ili ugrožavanja opštih interesa

How to report?kallxo.com provides the possibility for all Kosovo citizens to report cases of corruption, organized crime, fraud, conflicts of interest, and other cases of abuses of official capacity, neglect, inaction, infringement of rights of Kosovo citizens, or infringement of general interests