probleme me diploma ne Ferizaj
- Ferizaj
- Arsim
- 20.10.2015
Titulli I raportit -Shkelje e ligjit ne Drejtorine e Arsimit ne komunen e Ferizajit Pershendetje, jemi nje grup i te diplomuarve ne drejtimin Gjuhe dhe Letersi Angleze ne Fakultetin e Edukimit ne UP. Deshem me raportu per shkelje te ligjit ne drejtorine e arsimit ne komunen e Ferizajt. Ne kemi bere ankese tek drejtoria arsimit dhe nuk kemi mare asnje pergjigje. Ne mungese te pergjigjes jemi drejtuar tek inspektoriati i arsimit ne Ferizaj, pas shqyrtimit te rastit dhe hulumtimit te diplomave te mesimdhenesve ne mardhenie pune, kane konstatuar se ka mesimdhenes me pergatitje jo adekuate, keshtu qe inspektoriati ka dhene vendim qe te ju shpallen vendet e punes. Mirepo, drejtoria e arsimit ne Ferizaj nuk po e zbaton vendimin e inspektoriatit, per shkak se ka konflikt interesi ne vet drejtorine e arsimit. Ne deshirojme te takohemi dhe te bisedojme me ju me hollesisht, sepse kemi fakte dhe dokumente te mjaftueshme lidhur me rastin e lartpermendur. - Rasti ka ndodhur me: Ankesa e rastit tone fillon qe nga muaji korrik 2015 - Rasti ka te beje me: Siq eshte lermendur me lart rasti ka te beje me mos perfillje te ligjit; pranim te mesimdhenesve pa konkurs, pranim te mesimdhenesve te pa kualifikuar per drejtimin Gjuhe dhe Letersi Angleze. Ju lusim te na kontaktoni ne kete numer 045 xxx yyy 044 yyy xxx,ose ne kete e-mail. Besojme dhe shpresojme ne ndihmen tuaj.