sporti dhe korrupsioni
- Prishtinë
- Qeveri
- 20.10.2015
Te nderuar , Ju informoj dhe ju dergoj emailin qe e kam derguar per keqperdorim te detyres ne federaten e karates se kosoves:ne prokurori,zyren per auditim dhe polici! Po ashtu ju dergoj edhe dorezimin e lendes qe eshte be personalisht nga disa shoke te mi! AA eshte nen hetime ,prokuroria tashme ka filluar hetimet por asgje seshte ba publike akoma, ju kisha lut juve qe te behet kjo veper penale sa ma publike! Ketu keni vetem disa dokumente zyrtare qe shihet se pagesa per 1 garues per ushqim ka qene ditore 50eu kurse edhe ne biseda e shihni qe garuesit jane paguar vetem 25eu.Kjo eshte vetem per tua konfirmuar juve te verteten,kurse ne prokurori jane dorezuar materialet per 2 vite aktivitete e tash mund ta llogaritni se sa para jane vjedhur, prokuroria do tebej hetimin per 5 vjet prej kur ky eshte be president i kesaj federate! Pershendes juve dhe stafin, BB From:XXX Te nderuar: Policia e Kosoves ,Zyra e Auditimit te Kosoves dhe Prokurori e Kosoves Ju shkruaj me nje informate si nje ish sportist kulminant i Kosoves dhe Shqiperise se me kane ardhur disa dokumente te Ministrise se sportit te Kosoves nga nje kontakt anonim ku ne keto dokumente shihet qarte mashtrimi i AA Siq e shihni edhe ne dokumente se kjo Federate financohet nga Ministria e sporteve dhe saktesishte shihet se sa para i takojn qdo sportisti per ushqim qe eshte ne shumicen e rasteve jasht kosoves 50Eu ne dite. Problemi eshte se nga marrja e postit te AA tash gati 5 vite askush nuk e ka kontrolluar dhe se tani u kuptua se ai ka vjedh nga ushqimi i secilit garues apo person zyrtar qe eshte ne listen e udhetimit duke iu dhene vetem nga 25 eu per ushqim. 1. 05.03.2015 Kampionati evropian në Turqi për ushqim janë dhënë federates për 15x persona x 6 ditë nga 50Eu = 4500eu por këta persona kanë pranuar vetëm nga €25 në ditë nga AA, ku mbeten pra edhe €2,250??!!! 2. 18.06.2014 për turneun në Salzburg janë aprovuar €1,820 për 13 persona për 4 ditë nga €35 në ditë por garuesit kanë pranuar vetëm €25 që arritë shumën €1300 e që mungojnë €520. 05.02.2015 federata ka pranuar shumën prej €3,000 për Zurich të Zvicrës ne kampionatin Evropian për 15 persona për 4 ditë x €50 x = €3,000 por përsëri meditja për garues ka qenë €25 dhe mungojnë €1,500.Ketu duhet te cekim se per akomodim jane dhene per 15 persona €3825 por shumica e garuesve ka kaluar keto dite ne familjet e tyre qe kane ne Zvicer! Sa eshte shuma e deklaruar qe jane paguar per Hotelin?! BB me disa mergimtare kishte dhuruar reprezentacionit edhe € 1000, kjo eshte shume informate e sigurte ngase iu jane dorezuar ne dore AA dhe CC dhe kane thene se do ua japin garuesve per kotizimin e garave! Po mire e qka ndodhi me vleren prej € 1040 qe kane marre nga ministria per kotizim te garave nga €80 per person?!! Pra vetëm në këto 3 kampionate ky dyshohet se ka vjedhë €4,270 +1000= €5270 e ne po flasim vetëm këtu ku ka gjetë mundesinë tek ushqimi të bëj mashtrimin, shtrohet pyetja tjetër se sa ka pas mundësi manipulimi në biletat e transportit, trenit apo taxive si dhe paraqitjes se ekzagjeruar në turne të ndryshme e që duhet ti ketë shënimet legjitime të këtyre turneve dhe edhe ato duhet të verifikohen se sa janë origjinale! Një auditim në këtë federatë është i domosdoshëm që nga marrja e pozitës si kryetar i FKK-së!Pas gjithë kesaj procedure tu bëhet kompenzimi i të gjithë atyre sportistëve të cilët kanë qenë pjesë dëmtuese e këtij mashtrimi të ligë. Ne atachment ju dergoj disa dokumente the foto te bera nga bisedat ne Facebook me garues e per te cilen gje ju lus qe te mbani identitetin e tyre sekret per momentin ngase ata mund te kercenohen dhe kane frike se do te ndeshkohen nga federata e ekziston rreziku qe te humbasin edhe karrieren si reprezentues te kosoves. Me respekt AA ish Kampion absolut i Evropes ne Karate