zvarritje e drejtËsisË
- Mitrovicë
- Gjyqësi
- 21.04.2016
Që nga Janari 2012, më është konfiskuar automjeti i cili (sipas Interpolit) rezulton se ishte vjedhur ! Si viktimë e humbjes materiale (mbi 4000 euro), kam ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore me kohë duke shpresuar se organet e drejtësisë do të sjellin dritë mbi çështjen. Nga seanca e fundit (në rastin)nn e zhvilluar më 01.10.2015 (ora 11:45), Gjyqtari nnduke konstatuar mbi faktet, përcakton edhe seancën kryesore për datën 29.10.2015 por që një javë më vonë njofton shtyrjen e së njejtës në afat të pacaktuar!! Mendoj se shtyrja e tillë (e panevojshme kur provat janë të qarta) i shkon për shtati palës së paditur (e cila nuk mohon përgjegjësitë e veta), gjersa rasti im ngelet në mëshirë të kohës!! mbes me shpresë në intervenimin tuaj drejt zbardhjes së rastit