Raportimet nga qytetarët

Numri i raportimeve: 3715
E verifikuar

AA puneson vjazen e tij si Zyrtar për buxhet dhe financa ne Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare të Ferizajt

AA duke shfytesuar poziten te cilin ka, e punësuar vjazen e tij si Zyrtar për buxhet dhe financa ne Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare të Ferizajt ne konkurs –publikuar: 27-01-2015 e cila pra nuk ploteson asnje kriter të konkursit per te qene e punesuar ne ate pozite, e cila eshte e pakualifikuar , pa provoje te punes per kete pozite, por kete pozite ajo e ka marr me ndihem e babit apo AA, ku ne kete reast kemi keq perdorim te detyres zyrtare. Ajo me urdher te AA e ushtron ketë pozite me shume se tre muaj si praktikante e cila se per qellim ka pasur uzurptim te kesaj pozite pa merite dhe duke lënë pa punë kuadrot me përvojë ne kete fushe. Ju lutem nese keni mundesi merr me kete rast qe se pak te te njoftohet opinion me kete rast qe ndoshta para media se paku e tju del ne shesh fetyra e vertet e keti “AA”

  • Ferizaj
  • Kuvendi komunal
11 Vite Më parë
E verifikuar

Falsifikim

Po ju shkruaj qe disa here, kam pas shprese tek ju qe do te merreni me kete rast, por me duket qe deri sot nuk jeni marre fare me kete rast. Eshte fajala per nje mesimdhenes falsifikator, qe e ka blere diplomen pa qene kurre ne fakultet dhe ai po jep mesim pa kurrfare problemi, edhe pse sigurisht e din edhe komuna por nuk ndermerret askush me te. Fjala eshte per mesuesin AA i cili meson klasen e peste ne shkollen fillore Migjeni ne Siboc ne Obiliq. Ju lutem shkoni bisedoni me drejtoratin e arsimit ne Obiliq, kerkone diplomen e ketij personi, a e ka bere nostrifikimin dhe menejehre do ta zbuloni falsifikimi qe eshte bere.

  • Obiliq
  • Arsim
11 Vite Më parë
E verifikuar

Kanalizimi ne fshatin Kijeve

Nga data 17 deri 26 kane filluar punimet per instalimin e kanalizimit ne fshatin Kijeve komuna e Maliheves. Kanalizimi eshte nderprere pasi qe nga qytetaret jane verejtur shume pa rregullesi duke filluar nga puna e dobet pa kurfar standarte ,pa matje , pa zhavor dhe drejteperdrejte duke u vendosur ne balte, gypat e kanalizimit jashta cdo norme ( te vegjel ). Gjate punimeve u konstatua se madhesia e gypave ishte e ndyme ( me e vogel ) nga ajo qe ishte e faturuar ( standarteve). Puna sa kam informata eshte nderprere nga qytetaret per shkak te pa rregullsive qe kane qene prezent edhe zyrtaret e Malisheves ( AA ) Nga qytetaret eshte kerkuar ndonje projekt, plan apo kontrate, mirepo zyrtaret komunal kane deklaruar qe nuk kemi a plan, as projekt e as Kontrate. Ju lus qe ta trajtoni kete rast sepse ka parregullesi te medha ne kete projekt te ashtuquajtur.

  • Malishevë
  • Kuvendi komunal
11 Vite Më parë
E verifikuar

mashtrimet ne listat e invalideve te luftes

Ne listat per veterant jan ber shum manipulime nga njerzit ne pushtet.Gjithashtu edhe per invalidet ndodhin te njejtat manipulime.Nje rast e njof dhd jam shum i sigurt ne faktet qe do ti them.AA nga komuna e Skenderajt para lufte e ka thyer doren duke luajtur futboll dhe tash na del se merr pension si invalid i luftes,pasi ky zotriu ne fjal e ka balldesk deputeten BB e po ashtu e ka mik CC qe ka lidhje familjare me komandantin DD qe esht personi kryesor qe merr para per ti regjistruar njerzit si veteran apo invalid.Turp per kta njerz qe po e njollosin luften e uqk-së,dhe po shkelin mbi gjakun e deshmorve qe kan dhene jeten per Kosoven qe kta idiot e kan dergu buz gremines. Respekt per gjith ushtaret,deshmoret dhe familjet e tyre.

  • Skenderaj
  • Kuvendi komunal
11 Vite Më parë
E verifikuar

parregullesite ne Zyre te auditorit

Zyrës për Komunikim me Publikun, I. Bazuar në kërkesën time të datës 18 Shkurt 2015 (të bashkangjitur më poshtë), unë nuk kam marr përgjigje nga ana juaj (nga Burimet Njerëzore) edhe pse paragrafi 3, neni 41 i rregullores nr. 02/2010 parasheh qe kopja e vendimit duhet te publikohet në tabelat për shpallje në institucionin rekrutues. Kjo nuk është bërë nga institucioni juaj, pasi që unë e kam vizituar institucionin dhe posedoj dëshmi (foto) për këtë. Andaj, bazuar në paragrafin 2, neni 5 të ligjit nr. 2003/12 "Ligji për qasje në Dokumente Zyrtare në Kosovë", po ju drejtohem me këtë shkresë zyrtare për të kërkuar qasje në dokumentet zyrtare, që kanë të bëjnë me anulimin e konkursit Zëvendësues Auditor i Performancës (me nr. reference ZAP 06-11/14) gjegjësisht këto dy dokumente: 1) Dokumentin që ka rekomanduar anulimin e këtij konkursi (nëse ekziston një dokument i tillë); 2) Vendimin mbi anulimin e konkursit (ashtu sic ceket në njoftimin mbi anulimin e vendimit, më poshtë). Bazuar në paragrafin 1, neni 11 të "Ligji për qasje në Dokumente Zyrtare në Kosovë", kërkojë që këto 2 (dy) dokumente të më dërgohen në mënyrë elektronike në të njejtën email adresë nga e cila edhe po ju shkruaj. Shpresoj në respektimin e afateve ligjore për kthimin e përgjigjes. II. Më 12 shkurt 2015, znj. AA iu kam derguar nje kerkese ne forme elektronike, per takim me dikend nga menaxhmenti, por ju nuk jeni pergjigjur. Me 18 shkurt '15, iu kam shkruar perseri duke kerkuar arsyen e injorimit per takim dhe per mos pergjigje ne shkresen time - prap nuk jeni pergjigjur. P.S. Shpresoj qe e dini se Zyra e Auditorit te Pergjithshem eshte institucion publik dhe paguheni nga taksat e mia dhe te gjithe qyteatreve te Kosoves. Nese eshte e vertet se detyra e juaj paresore eshte Transparenca dhe Rregullsia - atëherë respektoni rregullat e juaja. Gjithë t'mirat, BB

  • Prishtinë
  • Qeveri
11 Vite Më parë

Kallxo.com Platforma online www.kallxo.com është projekt i përbashkët i organizatave Internews Kosova, Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese dhe Agjensionit Kundër Korrupsion, i mbështetur financiarisht nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim UNDP. Platforma ofron mundësinë për të gjithë qytetarët e Kosovës që të raportojnë rastet e korrupsionit, krimit të organizuar, mashtrimit, konfliktit të interesit si dhe të gjitha rastet e tjera të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, neglizhencës, mospunës, rrezikimit të të drejtave të qytetarëve të Kosovës, apo rrezikimit të interesave të përgjithshme. Identiteti i qytetarëve të cilët raportojnë do të mbetet konfidencial dhe do të ruhet nga ekipi i www.kallxo.com, pa marrë parasysh a i kanë dhënë apo jo këta qytetarë shënimet lidhur me identitetin e tyre

Si të raportojmë? KALLXO ofron mundësinë për të gjithë qytetarët e Kosovës që të raportojnë rastet e korrupsionit, krimit të organizuar, mashtrimit, konfliktit të interesit si dhe të gjitha rastet e tjera të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, neglizhencës, mospunës, rrezikimit të të drejtave të qytetarëve të Kosovës

Kako da prijavimo?KALLXO pruža mogućnost svim građanima Kosova da prijavljuju slučajeve korupcije, organizovanog kriminala, prevare, sukoba interesa, kao i sve druge slučajeve zloupotrebe službenog položaja, nemara, nerada, ugrožavanja prava kosovskih građana, ili ugrožavanja opštih interesa

How to report?kallxo.com provides the possibility for all Kosovo citizens to report cases of corruption, organized crime, fraud, conflicts of interest, and other cases of abuses of official capacity, neglect, inaction, infringement of rights of Kosovo citizens, or infringement of general interests