Raportimet nga qytetarët

Numri i raportimeve: 3715
E verifikuar

Korrupsion ne arsim

Ka ndodhur ne janar te 2013 ka dal konkursi ne nje shkolle te mesme te NN edhe e kane shty konkursin vetem se kandidatja ska qene e diplomuar dhe per shkak te saj e kane shty konkursin 5 here derisa kandidatja te diplomoje edhe te pranohet ne pune. Vendi per te cilen eshte ruajtur dhe cdo ankese qe e kemi dergu ose cdo arsyetimi qe kemi kerku nga drejtoria e arsimit na kane thene s'kemi cka me i bo kryetarit se ai ka intervenu dhe s'kemi cka me i bo MM sepse ai eshte qe ka intervenu. Ja drejtesia ne arsim sepse MM ka pas qellime te veta per te pranu edhe nusen si drejtoresh te shkolles fillore pa asnje dite pervoje pune e planprojekt per shkollen ku eshte emeru drejtoreshe.

  • Gjakovë
  • Arsim
10 Vite Më parë
E verifikuar

Mbindërtim në qendër të Prishtinës

Rasti ka të bëjë gjithashtu edhe Mashtrim. Në qendër të Prishtinës, Ulpiana Zona Qendër Objekti n.n Leja për riparim të kulmit është dhënë nga Komuna, mirëpo banorët (kërkuesit e lejes) e keqpërdorin dhe bëjnë mbindërtim. Inspektoriati nuk arrin të ndërpres punën apo edhe të detyrojnë të kthejnë kulmin në gjendjen paraprake edhe pse ka dijeni që Pëlqimi I Komunës është bazuar në nënshkrimet e banorëve të cilët nuk janë të vetëdijshëm për këtë projekt. Nënshkrimet janë të marrura nga kërkesa të tjera që banorët janë dakorduar, pra janë falsifikuar nënshkrimet e banorëve. Ja një problem I madh që vlen të hulumtohet.

  • Prishtinë
  • Inspektoriat
10 Vite Më parë
E verifikuar

lidhjet e pushtetarve me operatoret ekonomik

filimisht deshiroj te ju falenderoj per mundesin qe te shprehemi dhe shpresojm ta merrni parasysh kete fakt. ne komunen n.n para 2 vitesh komuna ka financuar nji projekt per ndertimin e trotuarit ne rrugen viti drobesh te cilen pune ia ka dhene kompanis n.n te komentosh kualitetin dhe seriozitetin e puneve dhe punekryesit eshte e tepert, mjafton te mirren disa gjirime dhe ato vet flasin, lere qe se kan kryer punen si duhet por as demet anesore qe i kan ber ne rrugen kryesore duke e prer asfalltin nuk i kan riparuar , gjat diteve me te reshura qytetaret e gjore mbesin te lagur nga puset e mbushura me uje. lere qe komuna nuk ka kerkuar garancion ne qendrushmerin e investimit por te njejten kompani e kan shperblyer me dhenjen e tenderve te tjere. per kete faktet mund ti merrni duke i pyetur qytetaret dhe bizneset qe jan ne ate rruge

  • Viti
  • Kuvendi komunal
10 Vite Më parë
E verifikuar

Keqpërdorim i detyres apo i autoritetit zyrtar

Prokurori i Shtetit NN, nga prokuroria themelore NN,me vendimin NR../2013 datë 20.06.2013,i ka paushuar hetimet kunder të pandehurit NN, punëtor ne kompanine publike 'NN' njesia ne NN, lidhur me vepren penale Keqpërdorim i detyres apo i autoritetit zyrtar e sanksionuar me nenin 422 par.1të KPRK-së. I pandehuri NN, gjate kryerejs së punimeve ne permiresimin e rrjetit të ujësjellsit ne lagjen NN ne NN, ne emer të mbikyqjes ne rrjet kishte marrë nga banoret e ketij lokaliteti nga 20 Euro per familje gjithsejt 180 Euro, edhe pse marrveshja ne mes banorve dhe kompanisë ishte që kompania ta siguroj gypin kurse banoret pjeset per kyqje vlera e të cilave nuk tejkalon shumen 5 euro. Banoret e ketij lokaliteti të indinjuar nga fakti që punetori i kompanisë NN i kishte mashtruar ata dhe edhe pse punonte me mjetet e kompanis publike dhe ne kundershim me marveshjen e arritur , me qellim te perfitimit personal, kishte marr nga banoret nga 20 euro per pjeset qe ne treg kushtonin më pak se 5 euro, dhe per këte nuk ju kishte leshuar asnjë deshmi qe të hollat e pranuara do të derdhen ne xhirollogari te kompanise, e kishin njoftuar policine. Policia kishte dal ne vendin e ngjarjes dhe kishte kryer hetime duke i marr ne pyetje disa banor te ketij lokaliteti. Pas fillimit të hetimeve nga policia, i pandehuri NN, i nduhmuar nga stafi udheheqes i kompanise pas afersisht dy javesh, banoreve të ketij lokaliteti që kishin paguar nga 20 euro, ju kishte leshuar fatura me konstatimin se ato jane marrë nga kompania në emer të rikyqjes. Pas një periudhe të caktuar, të gjithe banoret e ketij lokaliteti që kan paguar nga 20 euro, jane ftuar per tu marr ne pyetje nga prokurori NN, dhe që të gjithë me vendosshmeri kane deklaruar se ata jane manipuluar nga i pandehuri NN, me qellim që i njejti te perfitoj materjalisht edhe pse punonte ne emer të kompanise publike. Zhgenjimi ma i madh i banorëve të këtij lokaliteti ka ndodhur kur ata kane pranuar vendimet nga prokurori i shtetit se i ka pushuar hetimet edhe pse ata kishin ofruar fakte të mjaftueshme per ta provuar vepren penale të të pandehurit NN. Banoret e ketij lokaliteti të dëmtuar meterialisht nga veprimet e të pandehurit NN, kane krijuar bindjen se prokurori i rastit ka qene i ndikuar dhe nuk i ka trajtuar mirë provat e rastiti ashtu që dokumentet e falsifikuara i ka pranuar si prova materiale, kurse deklarimet e të dëmtuarve si të pa verteta. Krejt me qelllim që të pandehurin Sylejmani dhe personat udheheqes ne kompanine NN që e kane ndihmuar të njejtin ti mshef provat e vepres penale, ti liroj nga ndjekja. Shpresojmë se ky rast do të trajtohet nga ju dhe ne opinionin publik do të pasqyrohen deshtimi i prokurorit ne l ndjekjen e kesaj vepre penale që do të ishte ngushllimi i vetem i banorve të ketij lokaliteti të dëmtuar nga kjo veper penale.

  • Kamenicë
  • Prokurori
10 Vite Më parë

Kallxo.com Platforma online www.kallxo.com është projekt i përbashkët i organizatave Internews Kosova, Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese dhe Agjensionit Kundër Korrupsion, i mbështetur financiarisht nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim UNDP. Platforma ofron mundësinë për të gjithë qytetarët e Kosovës që të raportojnë rastet e korrupsionit, krimit të organizuar, mashtrimit, konfliktit të interesit si dhe të gjitha rastet e tjera të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, neglizhencës, mospunës, rrezikimit të të drejtave të qytetarëve të Kosovës, apo rrezikimit të interesave të përgjithshme. Identiteti i qytetarëve të cilët raportojnë do të mbetet konfidencial dhe do të ruhet nga ekipi i www.kallxo.com, pa marrë parasysh a i kanë dhënë apo jo këta qytetarë shënimet lidhur me identitetin e tyre

Si të raportojmë? KALLXO ofron mundësinë për të gjithë qytetarët e Kosovës që të raportojnë rastet e korrupsionit, krimit të organizuar, mashtrimit, konfliktit të interesit si dhe të gjitha rastet e tjera të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, neglizhencës, mospunës, rrezikimit të të drejtave të qytetarëve të Kosovës

Kako da prijavimo?KALLXO pruža mogućnost svim građanima Kosova da prijavljuju slučajeve korupcije, organizovanog kriminala, prevare, sukoba interesa, kao i sve druge slučajeve zloupotrebe službenog položaja, nemara, nerada, ugrožavanja prava kosovskih građana, ili ugrožavanja opštih interesa

How to report?kallxo.com provides the possibility for all Kosovo citizens to report cases of corruption, organized crime, fraud, conflicts of interest, and other cases of abuses of official capacity, neglect, inaction, infringement of rights of Kosovo citizens, or infringement of general interests