QYSH E MORA TIKETËN E DËNIMIT SI BOS
- Priština
- Policija
- 15.06.2017
Sod pata punë në 'qytet', afër Kafeve të Vogla (në Prishtinë) dhe nuk kisha kohë me mendu shumë për parkim të kerrit. E parkova kah ajo rruga kah Stadiumi, te do rrugë njëkahëshe, goxha larg nga rruga kryesore. Mas nja 1 ore që i kreva punët, e gjeta prapa kerrit tem ni Smart, dhe ni Marimangë që sapo u parku aty 'me mbledhë gjahun'. Hyna në kerr, dhe në moment të fundit erdh polici. I kqyri (si duket në targa. Kerri jem i ka targat me 06, i 'huj' në Prishtinë) dhe iu tha atyne të Marimangës, "Merrne qit Smartin dhe qit të dytin (kerrin tem)" (e para kerrit tem ishte edhe ni kallabllak kerresh tjera). Unë u lajmërova që jom aty. M'i lypi dokumentet dhe më tha se ma shqipton dënimin për parkim të palejueshëm. Provova me ia shpjegu se pse e qysh e tek dhe me ma falë po nuk hongri llaf. T