infrastuktura
- Djakovica
- Opština
- 11.10.2017
Rruga e pa shtruar pa kanalizim dhe pa asgje projekti eshe dorzuar ne komun po ende sesht ber asgje tash e 2 vite kalimi ne te eshte i pamundur nga kembsoret dhe makinat e vogla kjo eshe gjendja e rruges ne fshtin nn
Izveštaj blizu poruku
Banorët e fshatit Osek Pashë në Komunën e Gjakovës kanë gati 3 vjet që po presin të vihen në funksion paratë me të cilat kishin participuar për t’i shtruar rrugët e fshatit.
Banorët e fshatit Osek Pashë në Komunën e Gjakovës kanë gati 3 vjet që po presin të vihen në funksion paratë me të cilat kishin participuar për t’i shtruar rrugët e fshatit.
Tre vjet më parë, në kohën e qeverisjes së Pal Lekajt, rreth 60 shtëpi në këtë fshat kishin mbledhur 25 mijë euro për shtrimin e rrugëve.
Komuna e Gjakovës i kishte marrë paratë, por gjendja e rrugëve edhe sot vazhdon të mbetet e njëjtë.
KALLXO.com ka siguruar marrëveshjen e participimit në mes të Komunës së Gjakovës dhe banorëve të Osek Pashës, kur ndër tjera thuhet se në momentin që paratë e komunitetit dalin në llogari të komunës përgjegjësinë për implementimin e projektit e merr komuna.
Luigj Rrukaj, përfaqësues i fshatit, thotë se gjatë fushatës zgjedhore një rrugë kishte filluar të shtrohej, por punimet ishin ndalur për të mos vazhduar më. Ai tregon se sa e vështirë është të kalohet nëpër to.
“Rruga është me një shtresë zhavorr, zhavorri është me gurë me thepa nuk lejon as këmbësorët, as bagëtinë, as automjetet”, thotë Rrukaj.
Sipas sekretarit të fshatit, Vilson Lleshi, është shtruar vetëm një pjesë e vogël e rrugës. Edhe ajo pjesë që është asfaltuar, është bërë si mos më keq.
“Janë gjithsej rrugë 2 mijë e 370 metra, shtresa e parë e asflatimit është bërë në gjatësi prej 350 metra ndërsa pjesa tjetër ësthë vetëm në zhavorr”, thotë Lleshi.
Ai thotë se paratë e dhëna janë ndarë nga buxheti familjar i secilit banor të kësaj ane për ta rregulluar rrugën, ndërsa e sheh si zhgënjim faktin që gjendja vazhdon të mbetet e njejtë.
Përfaqësuesi i fshatit, Luigj Rrukaj thotë të ketë kërkuar takim me Kryetaren e Komunës, Mimoza Kusari- Lila, por kjo nuk i ishte mundësuar.
Në mungesë të një takimi, Rrukaj ia përcjell asaj një porosi përmes KALLXO.com.
“Kisha me bë kërkesë pranë zonjës Kryetare që ta merr parasysh këtë paraqitje tonë se i përkasim kësaj komune, jemi tatimpagues të rregullt dhe jemi participues që do të thotë se këtu duhet të jetë një prioritet i madh kundrejt nesh”, u shpreh Rrukaj.
Por në Komunën e Gjakovës thonë se nisma për shtrimin e rrugëve të këtij fshati, nga qeverisja e kaluar ishte bërë pa zotim të mjeteve dhe pa planifikim buxhetor.
“Me ardhjen në Qeveri ne menjëhere i kemi ndërprerë punimet në këto rrugë pasi që nuk ka pasur planifikim dhe mbulesë buxhetore ”, thotë për KALLXO.com, Ali Tafarshiku, këshilltar i kryetares së komunës së Gjakovës.
Por ish kryetari i Komunës së Gjakovës Pal Lekaj tha për KALLXO.com se planifikimi buxhetor ka ekzistuar dhe se, sipas tij, qeveria e tij e kishte planifikuar mirë buxhetin.
“Gjithë kjo që thotë tani është mos menaxhim dhe një shpërfillje e qeverisë së kaluarës që është marrë me vendime institucionale dhe kjo qeveria e tashme më shumë është e orientuar nga elektorati i vet dhe diskriminon shumë rajone dhe shumë projekte që kanë filluar”, tha Lekaj.
Ndërsa Ali Tafarshiku thotë se banorët e këtij fshati do ta heqin qafe problemin e rrugëve të pashtruara, por jo aq shpejt sa ata dëshirojnë.
“Mjetet janë të parapara në listën afatmesme buxhetore por janë të parapara për tre vitet e ardhshme. Do të fillojmë prej vitit të ardhshëm diku me 40 mijë euro investime për të vazhduar pastaj në vitin 2017 dhe 2018 me nga 50 mijë”, u shpreh Tafarshiku.
Duke iu përgjigjur akuzës së banorëve për refuzim të takimit nga ana e Mimoza Kusari- Lilës, këshilltari i saj tha se kryetarja nuk i refuzon takimet, por se ekziston një listë e gjatë prej 600 kërkesave për takim të cilat, sipas tij, do të trajtohen në bazë të dikastereve të veçanta.
http://kallxo.com/banoret-dhane-parate-por-asfaltin-nuk-e-pane/