Provjereno

Furnizimi me uniformë për personelin e nn

  • Priština
  • Carina
  • 23.04.2018

httd, Mund ta shikoni ne faqen e KRPP dhe te E-prkurimiit qe 5 vite jan stafi bbb pa uniforma per shkaqe te specifikat qe i kerkojn ne dosje te tenderit vitin e kalun eshte dhen te nje operator ekonomik por nuk i kan perdor e pagesen ja u ka berë, per kete arsyje ju drejtojm juve qe te ndermeri qe ti zbusin specifikat qe te mund te konkurojm edhe ne ju faliminderit.

Izveštaj blizu poruku

Dogana e Kosovë vazhdon të ketë probleme me finalizimin e tenderit për t’i blerë uniforma stafit të saj. Arsyeja e anulimit është se kompanitë po i dorëzojnë oferta të pa përgjegjshme dhe jo sipas kërkesave të vendosura nga Dogana. Dogana ka themeluar komision i cili do t’i rishikoj specifikat teknike dhe tenderit pritet të shpallet prapr brenda këtij viti.

Një qytetarë ka raportuar në KALLXO.Com, se Dogana e Kosovës nuk ka arrit ta finalizoj tenderit për t’u furnizuar me uniforma për nevoja të personelit të këtij institucioni. Sipas raportuesit,  problem në furnizime me uniforma që gati pesë vjetë.

Në vitin që shkoi, përkatësisht në muajin dhjetor, Dogana e Kosovës publikoi thirrjen për kontratë për “Furnizim me uniforma për personelin e Doganës së Kosovës”.

Për këtë qëllim, Dogana kishte parashikuar kontratë në vlerë prej 64 mijën euro. Dogana, me kohëzgjatja e kësaj kontrate ishte paraparë të jetë prej 3 vitesh apo 36 muaj. Ky aktivitet i prokurimit ishte i ndarë në tri pjesë.

Sipas njoftimit, për këtë tender ishte përdor procedurë e hapur me kritere të dhënies së kontratës, çmimin me të ulët.

Por ky aktiviteti i prokurimit, nuk u arrit të finalizohet. Në muajin shkurt të sivjetmë, Përmes platformës “e-prokurimi”,  Dogana e Kosovës njoftoi se kishte anuluar dy pjesët e këtij tenderi.

Kallxo.com është interesuar të marr vesh më shumë lidhur me këtë rast dhe në përgjigjen e Doganës thuhet se arsyeja e anulimit të këtij tenderi ishte se asnjëri nga tenderët nuk ishte i përgjegjshëm.

Ky tender është anuluar për disa pjesë për arsye se asnjëri prej tenderëve të pranuar nuk janë të përgjegjshëm për pjesët e caktuar apo asnjë tenderë nuk është paraqitur brenda afatit të specifikuar. Arsyet kryesore pse janë anuluar tenderët për uniformë nga viti 2014  kanë qenë se mostrat qe i kanë dorëzuar OE nuk e kanë plotësuar përmbajtjen e materialit të kërkuar apo edhe peshës. Argumentet këto qe janë mbështetet në raporte testimi nga laborator të akredituar.”, thuhet në përgjigjen e Doganës.

Por cka pritet të ndërmerr Dogana për finalizimin e këtij aktivitetit që zyrtarët e Doganës të pajisen me uniforma.

“Dogana ka finalizuar disa pjesë të uniformës nga ky tender dhe ka nënshkruar kontrata për furnizime me xhaketa për femra dhe meshkuj për dy sezonet, dhe xhaketa për  anti-kontrabandë; kontrata për furnizim me pantallonat, fundet dhe jeleku; kontrata për furnizim me këmisha dhe kravatë. Po ashtu Dogana ka caktuar një komision për rishikim të specifikimeve teknike të pjesëve të uniformës qe planifikon t’i prokurojë gjatë vitit 2019 për vitet në vijim. Derisa është në proces  për uniformë solemne për stafin e caktuar të DK, i cili pritet të hapet me dt. 09.07.2019. “, thotë Dogana.

Por a qëndron pretendimi se Dogana e Kosovës që gati 5 vite nuk ka arritur të furnizoj me uniforma personelin e saj?, Nga Dogana thonë se për këtë qëllim ky institucion ka pas të nënshkruar një kontratë në vitin 2014-të dhe ka qenë aktive deri në 2016-ën .

“Dogana është furnizuar me pjesët e uniformës me pjesët qe ka pasur të nënshkruara para vitit 2014 dhe kanë qenë aktive deri në fillim të 2016 si me këpucë  dhe artikujt tjerë. Po ashtu është furnizuar edhe me pjesët e kontratave qe kanë arritur te nënshkruhen si për furnizime me xhaketa për femra dhe meshkuj për dy sezonet, dhe xhaketa për  anti-kontrabandë; furnizim me pantallona;  funde dhe jelek për femra dhe furnizim me këmisha dhe kravatë.”, sqaron Dogana e Kosovës.

Kallxo.com Platforma online www.kallxo.com është projekt i përbashkët i organizatave Internews Kosova, Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese dhe Agjensionit Kundër Korrupsion, i mbështetur financiarisht nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim UNDP. Platforma ofron mundësinë për të gjithë qytetarët e Kosovës që të raportojnë rastet e korrupsionit, krimit të organizuar, mashtrimit, konfliktit të interesit si dhe të gjitha rastet e tjera të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, neglizhencës, mospunës, rrezikimit të të drejtave të qytetarëve të Kosovës, apo rrezikimit të interesave të përgjithshme. Identiteti i qytetarëve të cilët raportojnë do të mbetet konfidencial dhe do të ruhet nga ekipi i www.kallxo.com, pa marrë parasysh a i kanë dhënë apo jo këta qytetarë shënimet lidhur me identitetin e tyre

Si të raportojmë? KALLXO ofron mundësinë për të gjithë qytetarët e Kosovës që të raportojnë rastet e korrupsionit, krimit të organizuar, mashtrimit, konfliktit të interesit si dhe të gjitha rastet e tjera të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, neglizhencës, mospunës, rrezikimit të të drejtave të qytetarëve të Kosovës

Kako da prijavimo?KALLXO pruža mogućnost svim građanima Kosova da prijavljuju slučajeve korupcije, organizovanog kriminala, prevare, sukoba interesa, kao i sve druge slučajeve zloupotrebe službenog položaja, nemara, nerada, ugrožavanja prava kosovskih građana, ili ugrožavanja opštih interesa

How to report?kallxo.com provides the possibility for all Kosovo citizens to report cases of corruption, organized crime, fraud, conflicts of interest, and other cases of abuses of official capacity, neglect, inaction, infringement of rights of Kosovo citizens, or infringement of general interests