Zhdukja e Ditarëve në Shkollë
- Gnjilane
- Obrazovanje
- 23.12.2013
Në shkollën fillore “TT” në Gjilan janë zhdukur tre ditarë. Gjatë punës si kujdestare e klasës në këto katër vjetët e fundit unë bashkë me kolegët e mi kemi vërejtur që arsimtari i matematikës RR nuk e ka plotësuar librin amë me notat e përfunduara në ditar për katër vjet rresht. (Siç e dini në çdo fund vit shkollor të gjithë kujdestarët e klasëve e plotësojnë librin amë në përputhje me notat e në ditar). Kjo nuk ka ndodhur me arsimtarin në fjalë. Në librin amë ky arsimtar ka falsifikuar notat duke fryrë suksesin e nxënësve në nivel të papranueshëm. Personalisht më janë ndryshuar notat të cilat unë i kam përfunduar dhe të cilat janë rezultat i punës sime. Për këtë unë kam kërkuar nga drejtori i shkollës SS ditarët në fjalë ashtu që të krahasojmë notat – rrjedhimisht të vërtetohet hajnia e këtij mësimdhënësi. Drejtori i shkollës ka kërkuar nga unë kërkesë me shkrim, të cilën në shtator të këtij viti e kam dërguar personalisht në drejtori të shkollës, kërkesë kjo e cila është protokolluar nga sekretari i shkollës. Ky i fundit më ka thënë që kërkesa duhet të shkojë edhe në drejtoratin e arsimit komunal sepse kjo që unë kam denoncuar konsiderohet si vepër penale. Kërkesa e njejtë gjendet në zyret e drejtoratit që nga shtatori i këtij viti. Ndërkaq, para dy ditësh kam kërkuar të dij në çfarë faze ka shkuar shqyrtimi i kërkesës sime. Merreni me mend, drejtori në prani të kolektivit jo të vogël mohon që unë kam kërkuar diçka të tillë. Me shumë ngulm kërkojmë të hulumtoni këtë rast. Më konrektisht, - mospunën e këtij drejtori, i cili asnjëherë nuk ka kërkuar ditarët e humbur – e të cilët ne si arsimtarë të cilëve na u janë vjedhur notat dyshojmë që ato mbahen nga arsimtari QQ. - Mospunën e TT të Gjilanit i cili asnjëherë nuk ndërmori asnjë hap për të shqyrtuar këtë kërkesë timen dhe të kolegëve të mi. Si hallkë shumë e rëndësishme e shoqërisë, arsimi fatkeqësisht ka përfunduar në këtë nivel si rezultat i personave jo kompetentë dhe të cilët nuk çajnë kokën për ndërtimin e një sistemi të fortë arsimor. Jeni shpresa e vetme që të paktën emrat e tyre të dalin publikisht dhe të kuptohen manipuluesit. Siç thotë edhe një shprehje angleze “name and shame them”. PS. Me rekomandim të drejtorit, arsimtari i matematikes UU i është propozuar si zëvendës drejtor dhe të cilin më pas vet drejtoria e arsimit e emëroi në këtë pozitë – pavarësisht që emri i arsmitarit TT është përmendur zyrtarisht si shkelës i procedurave dhe mashtrues e falsifikator i notave. Ju faleminderit paraprakisht, MM