Mos respektimi i vendimit te Qeverise
- Priština
- Obrazovanje
- 15.10.2014
Studentet ne studimet master ne Fakultetin e Edukimit, edhe pse Qeveria e Kosoves ka marre vendim per lirimin e te gjitha pagesave per 50%, po detyrohen nga strukturat udheheqese te paguajne me tarifat e kaluara, pra u eshte kerkuar te paguajne semestrin 300 euro, e jo 150 sa eshte e preciziuar edhe ne udhezimin administrativ te hyre ne fuqi muaj me pare, pas nenshkrimit nga ana e MM. Ne si studentet mendojme qe kjo eshte nje padrejtesi e madhe dhe bie ndesh me vendimet e marra nga institucionet e Kosoves. Madje edhe ne fletepagesen qe duhet shkarkuar nga faqja e Universitetit te Prishitines figuron shuma 150 euro. Qe kjo situate te behet me absurde deri para dy ditesh studentet qe e kane paguar semestrin nga 150 euro u jane pranuar fletepagesat, kurse qe dy dite sipas fjaleve te tyre shuma eshte rikthyer ajo e vjetra. Shpresojme qe ju si medium qe merreni me ceshtje qe i preokupojne qytetaret te merreni me kete padrejtesi qe po na behet ne studenteve.