Provjereno

Universiteti partiak i X

  • Mitrovica
  • Obrazovanje
  • 17.10.2014

Universiteti i X është shndërruar në një vend ku partitë politike kanë futur thellë rrënjët. Gazeta Blic para disa ditësh publikoi një shkrim, ku shumë të punësuar në adiministratën e këtij universiteti vinin nga radhët e Y-së. Madje, disa prej tyre edhe u transferuan nga komuna, ku Y pasi e humbi pushtetin, i sistemoj në universitet. Përpos Y-së, edhe A ka arritur që të paktën të punësojnë një njeri të tyren në këtë institucion të arsimit. Gazeta Blic nga burime të saja ka marrë vesh se në stafin administrativ të këtij universiteti është punësuar edhe anëtarja e A-së, MM, e cila ishte kandidatë për këshilltare komunale nga radhët e A-së. Ndërkohë, mësohet se edhe i punësuari tjetër, NN, është i afërt me ish- kryetarin e X, KK. Mësohet se i ati i tij, ka punuar në komunë gjatë kohës sa ajo udhëhiqej nga KK. Universiteti i X, pos që është zaptuar nga partitë politike, e sidomos nga Y-ja, edhe rektori ka arritur që t’i sistemoj disa jarana të tij. Gazeta Blic ka mësuar se rektori, LL ka punësuar shofer shokun e tij të fëmijërisë, PP, i cili është edhe pronar i Autoshkollës P. Gazeta Blic ka raportuar se si RR, ish- zyrtar i lartë në komunën e X, është punësuar në pozitën e zyrtarit për sigurimin e cilësisë. Sipas burimeve të Gazetës Blic ai asnjëherë s’ka qenë i përfshirë nëpër orgnat drejtuese të universitetit dhe s’e nuk ka njohuri për këtë punë. Madje, sipas burimeve merret vesh një nga kriteret kryesore për këtë pozitë ka qenë njohja e gjuhës angleze. HH ka qenë edhe në strukturat e Y-së në X. Në stafin adiministrativ është punësar edhe DD, e cila sic merr vesh Gazeta Blic ka qenë pjesë e stafit të komunës. Ndërkaq, ish- zëdhënësi i Komunës, JJ tani është në pozitën e zyrtarit për informim në këtë universitet. Ndryshe që nga ardhja në pushtet e SHSH, janë themeluar pesë universitete të reja publike, ai i Prizrenit, i Gjakovës, i Pejës, i Gjilanit dhe i Mitrovicës. Partitë opozitare në vazhdimësi e kanë kritikuar qeverinë se këto universitete janë bërë për të fituar vota dhe për të sistemuar militantët partiak.

Kallxo.com Platforma online www.kallxo.com është projekt i përbashkët i organizatave Internews Kosova, Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese dhe Agjensionit Kundër Korrupsion, i mbështetur financiarisht nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim UNDP. Platforma ofron mundësinë për të gjithë qytetarët e Kosovës që të raportojnë rastet e korrupsionit, krimit të organizuar, mashtrimit, konfliktit të interesit si dhe të gjitha rastet e tjera të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, neglizhencës, mospunës, rrezikimit të të drejtave të qytetarëve të Kosovës, apo rrezikimit të interesave të përgjithshme. Identiteti i qytetarëve të cilët raportojnë do të mbetet konfidencial dhe do të ruhet nga ekipi i www.kallxo.com, pa marrë parasysh a i kanë dhënë apo jo këta qytetarë shënimet lidhur me identitetin e tyre

Si të raportojmë? KALLXO ofron mundësinë për të gjithë qytetarët e Kosovës që të raportojnë rastet e korrupsionit, krimit të organizuar, mashtrimit, konfliktit të interesit si dhe të gjitha rastet e tjera të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, neglizhencës, mospunës, rrezikimit të të drejtave të qytetarëve të Kosovës

Kako da prijavimo?KALLXO pruža mogućnost svim građanima Kosova da prijavljuju slučajeve korupcije, organizovanog kriminala, prevare, sukoba interesa, kao i sve druge slučajeve zloupotrebe službenog položaja, nemara, nerada, ugrožavanja prava kosovskih građana, ili ugrožavanja opštih interesa

How to report?kallxo.com provides the possibility for all Kosovo citizens to report cases of corruption, organized crime, fraud, conflicts of interest, and other cases of abuses of official capacity, neglect, inaction, infringement of rights of Kosovo citizens, or infringement of general interests