Provjereno

shefi i XY 67 vjet

  • Priština
  • KEK-KEDS
  • 24.12.2014

Të nderuar, Ju njoftoj se Kryetari I XY eshte ne moshen 67 vjecare dhe akoma mban këtë positë. Sipas Ligjit Nr. 03/L-212 të Punës, KREU VIII NDËRPRERJA E MARRËDHËNIES SË PUNËS, Neni 67 Ndërprerja e Kontratës së Punës sipas fuqisë ligjore, paragrafi 1.4. i punësuari kur e mbush moshën e pensionimit, prej gjashtëdhjetë e pesë (65) vjeç, pensionohet. Në prill të vitit 2013, MM, sistemi I pagesave automatikisht I kishte marrë të drejtën e pagës, pasi që kishte mbushur moshën e pensionimit. Mirëpo, ai ishte futur prapë në system pasi kishte dhënë arsyetimin se ishte I zgjedhur nga Kuvendi I Kosovës për një mandate 5 vjecar. Kur u pensionua NN , gjithashtu I zgjedhur nga Kuvendi I Kosovës, pse u dashka të bëhet përjashtim me rastin e MM. Gjithashtu ju njoftoj se ky njeri është I harxhuar, me shumë probleme shëndetësore dhe pa aftësi të të gjykuarit drejt. Eshtë një fatkeqësi e madhe që një institucion kaq I rëndësishëm I shtetit, mandati I të cilit është rregullimi I një sektori kaq më rëndësi për Kosovën, të udhëhiqet nga një ‘invalid’, i cili nuk e ka as idene me te vogel lidhur me zhvillimet ne sektorin e XY. Nuk është e rastësishme që ky njeri nuk shfaqet asnjëherë në media, duke refuzuar cdo ftesë që të paraqitet para publikut. Raportimi I tij në komisionet relevante të Kuvendit të Kosovës (Komisioni per Ekonomi dhe Komisioni per Buxhet dhe Financa), ose mungon ose është I tmerrshëm duke lënë deputetët gojëhapur për shkak të mosdijes së tij . Për këtë mund të pyesni deputetët e legjislaturës së kaluar. LIGJI Nr. 03/L-185 PËR RREGULLATORIN E ENERGJISË, Neni 5 Anëtarët e Bordit, paragrafi 3. nënparagrafi 3.5. I ndalon anëtarëve të Bordi të mbajnë një pozitë tjetër në kuadër të Zyrës së Rregullatorit për Energji. Ndërkaq, Kryetari i XY kryen detyrën ekzekutive të Zyrtarit Kryesor Administrativ. Megjithë këshillat e dhëna që kjo është e kundërligjshme, ai vazhdon ta mbajë këtë positë, madje duke mos qenë I vetdijshem për përgjegjësitë e kësaj pozite sipas Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë. Unë si pjesë e këtij institucioni publik konsideroj se është koha e fundit për ta nxjerrë institucionin nga ky terr që e ka kapluar. Ju lutem juve si gazetarë hulumtues dhe te tjereve, të raportoni, të vetëdijësoni komisionet e posaformuara të Kuvendit të Kosovës, pasi që janë në proces të emërimit të anëtarëve të rinjë të Bordeve, që ta shqyrtojnë mirë positën e XY dhe të zgjedhin anëtarë të denjë, energjikë. Eshtë thelbësore të shqyrtohet pozita e Kryetarit të Bordit të XY, I cili pranon një pagë bruto prej 2300 Eu ( e caktuar nga vetë ai për vete), dhe gjithmonë e potencon se është në kredi të madhe pasi ju ka blerë djemëve banesa dhe I nevojitet kjo pagë. Me shprese se do te shpetoje institucioni.

Kallxo.com Platforma online www.kallxo.com është projekt i përbashkët i organizatave Internews Kosova, Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese dhe Agjensionit Kundër Korrupsion, i mbështetur financiarisht nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim UNDP. Platforma ofron mundësinë për të gjithë qytetarët e Kosovës që të raportojnë rastet e korrupsionit, krimit të organizuar, mashtrimit, konfliktit të interesit si dhe të gjitha rastet e tjera të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, neglizhencës, mospunës, rrezikimit të të drejtave të qytetarëve të Kosovës, apo rrezikimit të interesave të përgjithshme. Identiteti i qytetarëve të cilët raportojnë do të mbetet konfidencial dhe do të ruhet nga ekipi i www.kallxo.com, pa marrë parasysh a i kanë dhënë apo jo këta qytetarë shënimet lidhur me identitetin e tyre

Si të raportojmë? KALLXO ofron mundësinë për të gjithë qytetarët e Kosovës që të raportojnë rastet e korrupsionit, krimit të organizuar, mashtrimit, konfliktit të interesit si dhe të gjitha rastet e tjera të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, neglizhencës, mospunës, rrezikimit të të drejtave të qytetarëve të Kosovës

Kako da prijavimo?KALLXO pruža mogućnost svim građanima Kosova da prijavljuju slučajeve korupcije, organizovanog kriminala, prevare, sukoba interesa, kao i sve druge slučajeve zloupotrebe službenog položaja, nemara, nerada, ugrožavanja prava kosovskih građana, ili ugrožavanja opštih interesa

How to report?kallxo.com provides the possibility for all Kosovo citizens to report cases of corruption, organized crime, fraud, conflicts of interest, and other cases of abuses of official capacity, neglect, inaction, infringement of rights of Kosovo citizens, or infringement of general interests