helikopteret e Policise
- Priština
- Policija
- 13.01.2015
Është diskutuar shumë për këtë njësi si në media ashtu edhe në mesin e zyrtarëve të PK-së, tash janë të përfshirë edhe në strukturën organizative të PK-së si Njësia e helikopterëve. Helikopterët e parë që pritet të blihen për nevojat e Kosovës e që sipas të gjitha gjasave kjo do të ndodhë në 2013-ën, do të ndihmojnë në kontrollimin më të mirë të vijës kufitare, në luftimin më të lehtë të krimit të organizuar e madje edhe në rastet më të rënda në evitimin e katastrofave nga zjarri e të tjera të ngjashme. Për revistën ‘Mbrojtësi’ për këtë çështje në një intervistë ekskluzive foli koordinatori i krijimit të kësaj njësie, MM, duke treguar për rrugëtimin që kanë kaluar deri më tani për krijimin e kësaj njësie si dhe për të mirat që do t’ia sjellë policisë dhe vendit në përgjithësi