Shkolla X nuk ua paguan pagat stafit
- Priština
- Obrazovanje
- 24.02.2015
Pershendetje te nderuar! Shkolla e ulet dhe e mesme private X prej pothuajse nje viti nuk ua paguan me rregull pagat stafit! Kjo po ndikon qe stafi te mos jete i motivuar per pune dhe per pasoje po ndikon edhe ne mbarevajtjen e procesit mesimor. Do te donim nga ju ta hulumtonit kete rast ne menyre qe te shikohet mundesia se: cfare mund te beje Ministria e Arsimit e cila ua jep licencat institucioneve private te arsimit, ne menyre qe parate e paguara per shkollimin, te mos shpenzohen per nevojat private te pronarit te shkolles, por se pari ato te shpenzohen per pagat dhe nevojat e shkolles, e pastaj per nevojat private te pronarit?? Perndryshe, nga informacionet qe posedojme, disa here arsimtaret kane tentuar ta zgjidhin kete ceshtje, por ata jane genjyer dhe jane mashtruar. Nja dy tre muaj u jane dhene pagat me rregull, e pastaj u jane ndaluar, duke akumuluar borxhe per disa muaj... Gjithashtu, nga informacionet qe kemi, pronari i shkolles parate qe nxenesit i paguajne per shkollim shfrytezohen edhe per Luksin e tij dhe te familjes se tij! Do te ju falenderonim, sikur ta kishit hulumtuar kete rast! Gjithe te mirat...