Punësim i Paligjshëm 40 zyrtareve në Ministrinë e Diasporës
- Priština
- Vlada
- 11.03.2015
Të nderuar po ju shkruaj për të ju informuar me punësimin e paligjshëm të afër 40 zyrtarëve në Ministrinë e Diasporës në Kohën sa ishte Ministër z. AA ne vitin 20X. Këta persona u punësuan pa kurrfar procedure te konkursit publik siq e percakton Ligji për Shërbimin Civil përkatsisht neni 12 paragrafi 4 i ketij ligji. Kontratat këtyre ju bënë për 6+6 muaj në kundershtim me nenin e cekur me lartë sepse pos që ligji e thotë, kjo procedurë e rekrutimit te ketyre zyrtareve behet per një periudhë me të shkurtër se gjashtë (6) muaj permes procedure te thjeshtezuar te rekrutimit por pos qe ky rekrutim nuk u be ne formen e kerkuar, këta persona u moren pa kurr far konkursi dhe një pjesë e tyre ishin aktivist te AKR-së, familjar dhe miq te afert te ish kabinetit të ministrit. Këto kontrata pas ndryshime te stafit Politik dhe Sekretarit të Pergjithshëm janë ndërprerë nga Sekretari i Pergjithshem i Ministrise se Diasporës. Kta zyrtar ishin te sistemuar neper komunat e kosoves dhe kishin per detyrë regjistrimin e diaspores por qe realisht nuk bëne asgjë pos qe moren te ardhura mujore prej mbi 400 euro!!! Me ardhjen e menaxhmentit te rij te Ministrisë, sipas informatave te nje koleges sime qasja ka ndryshuar tersishtë dhe tani qasja eshte shum pozitive dhe ka respektohen parimet dhe porcedurat ligjore te punes ne kete Ministri.