gjendja ne UP
- Priština
- Obrazovanje
- 20.03.2015
Pershndetje redaksi e kallxo.com Ju lutem te mirreni me një temë shumë të ndieshme për Universitetin e Prishtines,të diskutohet Statuti i Universitetit të Prishtines konkretisht neni 178 që kufizon moshen per punsimin e personelit akademik ku neni 178 i statutit bie ndesh me nenin 7 të statutit të UP ku neni 7 thotë të ofrohen mundsi te barabarta punsimi pa dallime moshe,eshet temë aktuale se tashm kan filluar të draftohet Ligji per arsimin e Lartë pas tij ndryshohet edhe statuti. Neni 178 i statutit jo vetëm që është antiligjor,kunderkushtetues dhe diskriminues,por edhe bie ndesh me vet nenin 7 të statutit. Neni 7 Universiteti obligohet të krijojë mundësi të barabarta për të gjithë pa asnjë lloj diskriminimi ne baze gjinie, race, orientimi seksual, statusi martesor, gjuhe, religjioni, besimi politik a diç tjetër, përkatësi kombëtare, etnike ose sociale, përkatësia një komuniteti kombëtar, pasuria, statusi i lindjes apo ndonjë status tjetër. Neni 178 1. Për titullin e asistentit te universitetit, kandidati duhet t’i plotësojë këto kushte: 1.1. Të ketë të përfunduar me sukses studimet Master në drejtimin përkatës, përkatësisht për Fakultetin e Mjekësisë të ketë të përfunduar Fakultetin e mjekësisë (në rastin e lëndëve klinike të ketë të përfunduar specializimin apo te jete te pakten ne vitin e trete te specializimit ne rastin e rizgjedhjes). 1.2. Të jetë jo me i vjetër se 30 vjet (respektivisht 35 vjet në Fakultetin e Mjekësisë) kur emërohet për herë të parë. Perjashtimisht kandidati mund te zgjedhet asistent universiteti deri ne moshen 40 vjeçare nëse ka gradën e doktorit te shkences. 1.3. Të jetë i regjistruar në studimet e doktoratës në Universitet me rastin e rizgjedhjes; 1.4. Te ketë notën mesatare në studimet bachelor dhe master jo me pak se 8, në secilën prej këtyre studimeve. 2. Të gjitha emërimet si dhe kohëzgjatja e punësimit zgjat 3 vite. 3. Asistentët mbajnë orët e ushtrimeve në studimet bachelor dhe master. Përjashtimisht asistenti që është rizgjedhur, në mungesë të profesorit për lëndën, mund te autorizohet për mbajtjen e ligjëratave të kufizuara në studimet bachelor me autorizimin e këshillit të njësisë akademike dhe nën mbikëqyrjen e një mësimdhënësi nga departamenti - katedra