Provjereno

rast per arsim ne Ferizaj

  • Urosevac
  • Obrazovanje
  • 01.09.2015

Pershendetje Jam AA(tashme ish drejtoreshe shkolle nga data 26.08.2015 dhe faktikisht pa ore mesimore-pra e papune). Dua te raportoj nje padrejtesi ndaj meje,pra rast te cilin mund ta kualifikoj si keqperdorim te pozites zyrtare nga zyrtaret komunale ne Ferizaj. Ne te vertete eshte fjala per Konkursin per Drejtore shkollash ne Komunen e Ferizajt (XX“ ne Fshatin e Vjeter-Ferizaj), ku sipas mendimit tim jane bere keto shkelje: 1. Eshte anuluar konkursi pa kurrefare baze. Ne Konkurs kane konkuruar 5 kandidate e prej tyre vetem njerit iu eshte mohuar e drejta qe ne fillim per mungese te dokumentacionit. Te tjereve u jane pranuar dokumentet, jane mbajtur intervistat dhe gjithcka ka shkuar ne rregull deri ne fund. Mandej konkursi u anulua pa ndonje shpjegim apo arsyetim edhe ate jo vetem ne kete shkolle por edhe ne disa shkolla tjera. 2. Diten e anulimit te konkursit , vendosin per ushtrues detyre nje kandidat i cili u emerua ne menyre klandestine pra pa e lajmeruar ne vendimin per anulimin e konkursit por ne nje dokument „te brendshem“ te komunes. Ky kandidat: a. Nuk kishte konkuruar fare ne shkollen e lartepermendur por kishte konkuruar ne shkolle tjeter. b. Nuk i ploteson kriteret sepse nuk eshte i licencuar per pune ne procesin arsimor si dhe dyshojme se nuk e ka te kryer trajnimin per drejtor shkolle i cili eshte i parapare me rregullore. Them dyshojme sepse nuk po lejohet qasja ne dokumente zyrtare te komunes. Me kete rast mendoj se me eshte bere e padrejte dhe per kete do te ushtroj ankese por nuk po shpresoj qe ankesa ime do te shqyrtohet duke marre parasysh qe hallkat e zingjirit te se keqes jane te lidhura fort ne mes veti. Gjithashtu po verej hezitimin per te me siguruar oret duke me lene keshtu faktikisht te papune. Te nderuar! Du ate ju njofoj se per 5 vitet e punes sime si drejtoreshe shkolle dhe 10 vite tjera si mesimdhenese ne kete shkolle, kam pasur performance te shkelqyeshme. Raportet nderkolegiale kane qene te shkelqyeshme. Kam pasur dhe kam ende perkrahjen 100% te mesimdhenesve dhe te komunitetit. Asnje verejtje nuk kam pasur ne punen time profesionale. Koleget e mi mesimdhenes kane kane bere peticion ne perkrahjen time dhe kane dashur shpjegim nga Kryetari i Komunes per vendimin e dhene por jane injoruar nga ai ne menyren me mosperfillese! Mendoj se e vetmja rruge per mua ka mbetur kjo qe te senzibilizoj opinionin permes mediave. Me disa media lokale kam kontaktuar dhe jane te njofuar me rastin por deri me tash asgje! Asnje njoftim nga to! Prandaj po iu shkruaj juve duke e ditur qe jeni konsekuent ne gazetari hulumtuese. Mbetem me shprese se do te hulumtoni rastin. Jam e gatshme te kontaktoj me ju per informata shtese. Me respekt AA [email protected] 044-XXXYYY

Kallxo.com Platforma online www.kallxo.com është projekt i përbashkët i organizatave Internews Kosova, Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese dhe Agjensionit Kundër Korrupsion, i mbështetur financiarisht nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim UNDP. Platforma ofron mundësinë për të gjithë qytetarët e Kosovës që të raportojnë rastet e korrupsionit, krimit të organizuar, mashtrimit, konfliktit të interesit si dhe të gjitha rastet e tjera të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, neglizhencës, mospunës, rrezikimit të të drejtave të qytetarëve të Kosovës, apo rrezikimit të interesave të përgjithshme. Identiteti i qytetarëve të cilët raportojnë do të mbetet konfidencial dhe do të ruhet nga ekipi i www.kallxo.com, pa marrë parasysh a i kanë dhënë apo jo këta qytetarë shënimet lidhur me identitetin e tyre

Si të raportojmë? KALLXO ofron mundësinë për të gjithë qytetarët e Kosovës që të raportojnë rastet e korrupsionit, krimit të organizuar, mashtrimit, konfliktit të interesit si dhe të gjitha rastet e tjera të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, neglizhencës, mospunës, rrezikimit të të drejtave të qytetarëve të Kosovës

Kako da prijavimo?KALLXO pruža mogućnost svim građanima Kosova da prijavljuju slučajeve korupcije, organizovanog kriminala, prevare, sukoba interesa, kao i sve druge slučajeve zloupotrebe službenog položaja, nemara, nerada, ugrožavanja prava kosovskih građana, ili ugrožavanja opštih interesa

How to report?kallxo.com provides the possibility for all Kosovo citizens to report cases of corruption, organized crime, fraud, conflicts of interest, and other cases of abuses of official capacity, neglect, inaction, infringement of rights of Kosovo citizens, or infringement of general interests