Konkursi me punetorin e perzgjedhur ne ZP Gjakove
- Djakovica
- Vlada
- 21.10.2015
Gjate muajit te kaluar eshte dal konkursi si zyrtar i punesimit ne Qendren e Zyres se Punesimit ne Gjakove nga Ministria e Punes dhe Mireqenies Sociale. Afati per te aplikuar ka zgjatur dy jave, nga dita e shpalljes. Posa jam njoftuar online qe eshte hapur kjo pozite , kam filluar te pergatis dokumentet e nevojshme. Shkova ne Prishtine, dhe ne Ministrine e Punes dhe Mireqenies Sociale, ne zyren ku duhej te dorezoheshin aplikacionet, nje zyrtar aty me tha pse po aplikon , ku personi veqse eshte perzgjedhur, ndersa une ja ktheva ''ndoshta do behet konkurrenca me e forte''. Pastaj e dorezova aplikacionin , dhe si gjithmone padrejtesite ne Kosove nuk kane te ndalur. Pastaj,pas dy jave na informuan per testin ku dhe kur do te mbahej . Erdhi dita e testit, dhe rastesisht takova nje mike aty , dhe me tha mbiemrin e personit i cili eshte i caktuar per kete poziite, ku dhe me tregoi cili ishte prej turmes , perkatesisht ku ishim prezent diku rreth 65 kandidate. Na thirren emrat per te hyre ne sallen ku do te mbahej testi, rrjedhimisht testi ishte caktuar te filloje ne ora 12 , por ja qe ne Kosove asgje nuk shkon sipas rregullave te parapara dhe filloi ne ora 1. Vendet per tu ulur ne banka, komisioni i perzgjedhte.Per me shume, e qe edhe me rastesi,ishte se ne banken e fundit , me ra te ulem me nje vajze dhe kete djalin ''e perzgjedhur''. Une isha e ulur nga muri dhe po filloja te mbushja testin. Nderkohe njeri prej anetareve te komisionit po i afrohet ketij , dhe po i tregon testin , ndersa mua me thonte '' Ti ne fund, nese shikon anash do perjashtohesh nga testi. Nderkaq une mbusha testin dhe dola jashte , por ky djali gati doli i fundit.Me vone, pas dy jave , disa persona i kane njoftuar per interviste , kinse kane shikuar rezultatin, ku te gjithe te perzgjedhurit ishin te pajisur me graden master. Pra ne kete rast , keta kane zvogelu ar rrethin , me ane te nje filteri , qe veq mendja e tyre di te perdore, perkatesisht te gjithe qe ishim me graden Bachelor asnje ska qene i ftuar per interviste. Ironike por e vertete . Dhe q'eshte dhe me dramatike ne kete konkurs, ''djali i perzgjedhur '' ishte i ftuar ne interviste , kur sot jam njoftuar qe djali fitoi punen. Pas gjithe kesaj, gjithmone pyes veten kur do te mbaroje duartrokitja e njerezve te paditur dhe shkelja mizore e te diturve. Athu kur? Pergjigja gjithmone qendron e njejte :KURRE!