Sjellje e pahijshme dhe dhunë emocionale ndaj qytetarit nga personeli i sigurimit të AA
- Mitrovica
- Skupština opštine
- 28.10.2015
Deklaratë Më 28.10.2015 rreth ores 14:40 kam shkuar te zyra e kryetarit në Mitrovicë për të caktuar takim për të biseduar mbi keqpërdorimin e detyrës zyrtare në DKA nga BB dhe të tjerët në lidhje me konkursin për mësimdhënës të datës 11.08.2015. Ishte kjo hera e 13 që doja të caktoja një takim por një nga personat e sigurimit të kryetarit më tha se duhej të bëja ankesë me shkrim për DKA dhe pastaj të caktoja terminin. Unë I tregova personit në fjalë se unë e kisha bërë ankesës dhe kisha përgjegjen dhe se ai duhej vetëm të më shënonte në fletoren e pritjes. Përkundër kësaj ai insistonte që unë të bëja ankesën. Unë e konsideroja këtë maltretim emocianal dhe unë kërkova nga ai të më tregonte emrin e tij që kur të më vinte radha t’a takojë kryetarit të bisedoja me të për sjelljen e tij. Ai këtë e refuzoi. Personi tjetër më tha se kryetari është shumë I zënë se nuk ka pritur fare qytearë. Unë I thash se në faqen zyrtare të Komunës shënon se kryetari ka pritur në takim disa qytetarë (ai pastaj e pohoi këtë). Unë I thash atij se unë do të pres derisa të më vijë radha. Në bisedë e sipër një person tjetër me injorancë më tha se Pse ju po vini të kërkoni punë në Mitrovicë? Këtë pyetje personi në fjalë m’a kishte bërë edhe një here më parë kur kisha shkuar të caktoj takim me kryetarin. Unë e pyeta atë se me çfarë të drejte dhe kush është ai që mund të më bëjë një pyetje të tillë kur ligji e lejon që një person mund të aplikojë për punë pa marrë parasysh regjionin dhe komunën. (Kjo ishte pyetje shumë ofenduese për mua). Pas kësaj, përkundër se veprimet e mia ishin konform rregullave të mirësjelljes, njëri nga pjestarët e sigurimit e ka hapur derën, më ka kapur për krahu, më ka shtyrë, më ka qitur përjashta duke e përplasur derën pas meje. Rreth orës 10:30 duke më ardhur keq për veprimet e tyre të shëmtuara, jam kthyer përsëri pranë zyrës së kryetarit dhe dy nga tre personat në fjalë, të cilët I kam gjetur aty i kam pyetur nëse ishin penduar për veprimet e tyre. Truproja e kryetarit më tha se do të punoj gjithmonë sipas ligjit dhe se ti vet ke dalë përjashta (gjë që nuk është e vërtetë). Personi tjetër më tha se nuk jam penduar fare dhe se do të të përgjigjem kur të duash dhe ku të duash. Më pastaj unë u largova nga aty, dhe erdha në Drejtorinë regjionale të Policisë së Kosovës dhe rreth orës 14:40 kam paraqitur rastin. Me këto veprime konsideroj se ndaj meje është bërë dhunë fizike dhe shpirtërore ndaj meje nga personat jokompetent të zyrës së kryetarit. Personeli i sigurimit dhe truprojet nuk janë kompetent për procedurat administrative në zyrën e kryetarit. 28.10.2015 Ma.sci. AA Tel. 044 XXXYYY P.s. Ky rast mund të konsiderohet si vazhdim i një raportimi tim të mëhershëm në Kallxo.co me kodin verifikues 5AV