Mesuesja me XX
- Mitrovica
- Obrazovanje
- 17.11.2015
Përshëndetje te nderuar, ne Shkollën Fillore : "MMi" ne XX, një mësuese gjate muajit shtator ka shkuar Haxhi. Pas kthimit nga Haxhi dhe marrjes se titullit Haxhi, mësuesja ne fjale fillon dhe jep mësim ne këtë shkolle me feregje-mbules. Ju lutem te hetoni rastin, sepse siç jemi ne dijeni shkolla dhe drejtoria e saj, nuk ka ndërmarr asgjë për ndalimin apo sqarimin e këtij rasti. Po ju shkruaj si prind i kësaj shkolle, duke u bazuar nga ajo se ne qoftë se nuk lejohen nxënëset me shami te vijojnë mësimet neper shkolla publike, si është e mundur qe një mësuese te vazhdoj dhe te jep mësim me feregje-mbules pa asnjë pengës edhe pse një gjë te tille e ndalon ligji.