Neglizhim i landes ne gjykate
- Priština
- Pravosudje
- 28.01.2016
Kanë kaluar 7 muaj prej kur ne familjen tonë ka ndodhë një aksident trafiku me fatalitet, ngasësi i veturës është i afërm i yni, megjithatë kemi angazhuar avokat për këtë çështje pasi që ngasësi në fjalë ka qenë fajtor dhe e ka shkaktuar vetë aksidentin pa qenë e pranishme asnjë veturë tjetër. Ky ngasës ka angazhuar dikë të vetin dhe deri tani nuk kemi asnjë thirrje nga Gjykata kompetente. Është makabër kjo që po ndodhë me drejtësin në vendin tonë. Shpresoj të ndërrmeret diçka në këtë drejtim.