Punësimi në arsim në nn
- Djakovica
- Obrazovanje
- 27.03.2017
Në muajin shtator 2016, kam konkuruar për mësimdhënëse të historisë në shkollën sh.m.u "Z. Rexha" në Gjakovë. Në fazën e parë të konkurrimit, unë kam marrë 69.5 pikë duke dalë e para në listën e konkurentëve. Kurse në fazën e dytë (intervista me gojë) ka fituar kandidatja Sevdije Haxhibeqiri asambleiste e AKR e cila vetëm për 2.5 pikë kishte kaluar pragun e të drejtës për t'u intervistuar me gojë duke e marrë kështu vendin e punes. Sot në faqen e Komunës E-Punësimi Gjakovë kam parë parregullsi (faqe kjo për të cilën komuna thotë se është transparente, nuk gjinden pikët e intervistës në fjalë çoftë me shkrim e as të asaj me gojë. Parregullsia dytë është se po aty fakulteti me të cilin unë kam konkuruar është ndryshuar nga filozofik në filologjik, gjë që më nxjerrë automatikisht nga loja pasi që për vendin e punës në të cilin unë kam konkuruar ata që e kanë të kryer fakultetin filologjik nuk kanë të drejtë konkurimi (ky është manipulimi i dytë nga drejtoria e arsimit që ata me sa duket e kanë bërë kinse gabim me qëllim për të nxjerrë kështu jashtë kandidatët që kanë konkuruar). Parregullsia e tretë është se këtë vend të punës e fitoi një asambleiste e AKR-së, ndërkoh që për ne të tjerët mendohen forma të ndryshme për të na eleminuar nga gara. Ky konkurs i takon datës 12.08.2016.