Nëse je ngopë me atë që duhesh të ecësh në rrugë për shkak të pengesave të panumërta, fotografoje me telefon dhe dërgoje në Kallxo.com!
Uzurpimin që e keni parë mund ta raportoni duke e mbushur një formular, duke e përdorur Kallxo app-in apo faqen e Facebook-ut në Kallxo.
"Mirësevini në kursin e pengesave ditore të Prishtinës”, nga monitoruesi ynë i trotuareve për përvojën e tij si këmbësor në Prishtinë mund t'ju frymëzojë që të ndani me ne përvojat tuaja.
SI TË RAPORTOHET?
Nëse doni që gazetari jonë ta gjejë dhe ta kontrollojë rastin që doni ta raportoni, është e rëndësishme që:
-Të definohet lokacioni i uzurpimit në mënyrë sa më precize që është e mundur në raportin tuaj
-Na dërgoni fotografinë e qartë
KU TË RAPORTOHET?
Për të raportuar, mbushe aplikacionin në anën e djathtë të faqes së tanishme duke e përzgjedhur kategorinë “Uzurpim i Trotuareve”.
Gjithashtu mund të raportoni:
-në Kallxo app: Mbushe aplikacionin “Uzurpim i trotuareve” *Duhet të zgjedhësh Institucionin, të lutem zgjedhe “Komunën”
Në faqen e Facebook-ut të Kallxo: postoje fotografinë dhe shpjegoje rastin sa më mirë duke përdorur #uzurpimitrotuareve