Për Ne

Hapësira publike është për të gjithë - jo vetëm për disa. Nuk mundemi përgjithmonë të jetojmë në shoqëri ku dikush e rehaton veten, duke e rrezikuar tjetrin. Kjo u ka ndodhur deri tash këmbësorëve në Kosovë, ku pronarët e ndërtesave, lokaleve, firmave, makinave ua kanë uzurpuar hapësirën për të ecur lirshëm, në kohën kur Kosova, në politikat e saja madhore, lufton për “liri të lëvizjes”, udhëtimin pa viza e kufizime dhe respekt për tokën tonë. Në fakt, realiteti i qytetarit të thjeshtë është që lëvizja e tij është e kufizuar që në momentin që del prej shtëpisë dhe vendosë të ecë e jo t’i hipë makinës. Kjo sepse, këmbësori në Kosovë, mes tjerash, nuk ka pasur zë. 

Projekti “Uzurpatorët e Trotuareve” synon t’i mbrojë të drejtat e këmbësorëve në të gjitha komunat dhe vendbanimet e Kosovës dhe t’i çlirojë trotuaret nga pengesat që e detyrojnë këmbësorin dhe karrocat që të dalin në rrugë. Duke filluar nga nga qendra e Prishtinës, ky projekt i ndan uzurpatorët në 3 kategori: ata që në mënyrë të përhershme e kanë uzurpuar një copë trotuari për vete (qofshin këta persona privatë, organizata apo biznese), ata që shpesh e uzurpojnë trotuarin (kryesisht makinat) dhe pengesa publike siç janë kantat e bërllokut, shtyllat elektrike etj. 

Një hulumtim paraprak i raportuesve tanë i ka identifikuar disa pika në qendër të Prishtinës ku këmbësorët nuk mund të ecin lirshëm nëpër trotuare. Kjo hartë sot, faktikisht i denoncon uzurpatorët dhe autoritetet. Qëllimi i këtij denoncimi është që të përmirësohet kualiteti i jetës së këmbësorëve dhe ëndrra jonë është që nga uzurpatorët e sotëm, të krijojmë çlirimtarë të ardhshëm të trotuareve.

I inkurajojmë qytetarët të marrin pjesë në monitorimin e këtij projekti duke raportuar atë çka ata shohin si pengesë në Kallxo.com, apo duke përdorur Kallxo app si dhe faqen e Facebook-ut të Kallxo. Çdo raportim i qytetarëve do të verifikohet nga monitoruesi ynë.

"Mirësevini në kursin e pengesave ditore të Prishtinës”, nga monitoruesi ynë i trotuareve për përvojën e tij si këmbësor në Prishtinë mund t'ju frymëzojë që të ndani me ne përvojat tuaja.

Kallxo.com Platforma online www.kallxo.com është projekt i përbashkët i organizatave Internews Kosova, Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese dhe Agjensionit Kundër Korrupsion, i mbështetur financiarisht nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim UNDP. Platforma ofron mundësinë për të gjithë qytetarët e Kosovës që të raportojnë rastet e korrupsionit, krimit të organizuar, mashtrimit, konfliktit të interesit si dhe të gjitha rastet e tjera të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, neglizhencës, mospunës, rrezikimit të të drejtave të qytetarëve të Kosovës, apo rrezikimit të interesave të përgjithshme. Identiteti i qytetarëve të cilët raportojnë do të mbetet konfidencial dhe do të ruhet nga ekipi i www.kallxo.com, pa marrë parasysh a i kanë dhënë apo jo këta qytetarë shënimet lidhur me identitetin e tyre

Si të raportojmë? KALLXO ofron mundësinë për të gjithë qytetarët e Kosovës që të raportojnë rastet e korrupsionit, krimit të organizuar, mashtrimit, konfliktit të interesit si dhe të gjitha rastet e tjera të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, neglizhencës, mospunës, rrezikimit të të drejtave të qytetarëve të Kosovës

Kako da prijavimo?KALLXO pruža mogućnost svim građanima Kosova da prijavljuju slučajeve korupcije, organizovanog kriminala, prevare, sukoba interesa, kao i sve druge slučajeve zloupotrebe službenog položaja, nemara, nerada, ugrožavanja prava kosovskih građana, ili ugrožavanja opštih interesa

How to report?kallxo.com provides the possibility for all Kosovo citizens to report cases of corruption, organized crime, fraud, conflicts of interest, and other cases of abuses of official capacity, neglect, inaction, infringement of rights of Kosovo citizens, or infringement of general interests