Llojet e uzurpimeve
Kriteret e përdorura për t’i identifikuar uzurpuesit e trotuareve janë të bazuara në një hulumtim që e kanë bërë gazetarët e KALLXO.com në muajt e fundit duke i përcjellë trendet në trotuaret e qendrës së Prishtinës dhe duke i mbledhur komentet e këmbësorëve nëpër këto rrugë.
Tri lloje të ndryshme të uzurpimit të trotuareve që janë vërejtur
LLOJI I pengesës
SIMBOLI
NË HARTË
-
Uzurpim përvetësues i trotuarit nga individët, bizneset private, organizatat etj.
-
Uzurpim i shpeshtë i trotuareve i shkaktuar kryesisht nga makinat
-
Pengesat publike, siç janë kantat e bërllokut, shtyllat elektrike, shenjat e trafikut...
I kemi identifikuar dy lloje të viktimave nga uzurpimet e trotuareve
LLOJI I VIKTIMËS
SIMBOLI
NË HARTË
-
Këmbësorët në përgjithësi, duke përfshirë edhe karrocat
-
Vetëm karrocat (që do të thotë lëvizja është e mundur për këmbësorë)
LLOJI I UZURPIMIT
TË TROTUARIT
SIMBOLI
NË HARTË
-
Uzurpim përvetësues që pengon këmbësorët
-
Uzurpim përvetësues që pengon këmbësorët
-
Pengesë e shpeshtë e këmbësorëve
-
Pengesë e shpeshtë që pengon lëvizjen për karrocat
-
Pengesë publike për këmbësorët
-
Pengesë publike për karrocat
ÇLIRIMTARË TË TROTUAREVE
Kjo kategori speciale është zhvilluar në mënyrë që t’i shpërblejë ata që kanë vendosur t’i heqin pengesat para bizneseve, organizatave dhe shtëpive që të sigurojnë qarkullim të këmbësorëve dhe karrocave në trotuar.
Çka nuk raportohet në hartë
Çdo uzurpim i raportuar nga qytetarët do të analizohet nga reporterët tanë dhe do të botohet në hartën e uzurpimeve të trotuareve nëse përshtatet me kriteret e përshkruara më lart. Të gjitha uzurpimet dhe pengesat që vlerësohen se po bëhen gjatë një periudhe të shkurtër kohore nuk do të merren parasysh në hartë për shkak të mos-ngarkesës së hartës